Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njofton se nga sot Shkelqim Bozgo, Menaxher i TAP për Shqipërinë, pas gati katër vitesh në drejtim të zyrës në Shqipëri, nuk është më pjesë e TAP.
Luca Schieppati, Drejtor i Përgjithshëm i TAP, tha: “Dëshiroj të falënderoj Shkëlqimin për kontributin e tij të madh gjatë drejtimit të TAP dhe ngritjen e zyrës së Tiranës deri në nivelin aktual. Me më shumë se 2’000 njerëz punojnë aktualisht për projektin në Shqipëri, TAP do të vazhdojë të mbështesë ndërtimin e tregut të gazit në vend.”
Duke hyrë në fazën finale të projektit, prioriteti ynë mbetet përgatitja për fazën komerciale dhe operacionale për gazin e parë që do të transportohet nga Shah Deniz ll. Pozicioni i Menaxherit të TAP në Shqipërinë do të mbahet përkohësisht nga Ulrike Andres, Drejtoreshë për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë, deri sa të zgjidhet Menaxheri i ri për Shqipërinë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.