Banka e Shqipërisë u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë marrjen e masave të shpejta për të minimizuar efektet e mundshme negative të përhapjes së koronavirusit dhe të jenë në mbështjetje të klientëve të tyre.
“Fillimi i kësaj jave, me evidentimin e rasteve të para të infektuara COVID-19, shtron para nesh (pra, të gjithë aktorëve të tregut financiar, përfshire edhe mbikëqyrësit), nevojën për marrjen masave të shpejta dhe në kohën e duhur, për të përmbajtur dhe minimizuar efektet e mundshme negative, jo vetëm të mallrave dhe atyre monetare në mjedisin ekonomik. për shëndetin dhe mireqenien e publikut, por edhe për qarkullimin e flukes të mallrave dhe atyre monetare në mjedisin ekonomik”, thuhet në shkresë.
Vendimi i geverise për pezullimin e mësimit në institucionet arsimore, masat për shmangien grumbullimeve të njerëzve, rekomandimet për të punuar nga shtëpi, masat e shtuara të kujdesit që duhet të aplikohen masivisht, etj. padyshim që do të ndikojnë në vëllimin e aktivitetit të bizneseve dhe në gjenerimin e të ardhurave në nivele më të ulëta se parashikimet.
Shkresa vijon duke shtuar se “Duke vlerësuar masat e marra nga bankat, në mbrojtje të shëndetit të publikut dhe të punonjësve si dhe ofrimin e mundësive të ndërveprimit në distance (ATM, mobile banking, puna në distancë etj.), e giejmë me vend të sjellim në vemendje edhe mbështetjen per të cilen kane nevoje klientët kredimarrës në këto momente. Ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike mund të përcjellë pasojat edhe në aftësinë paguese të këtyre njësive, sidomos gjatë periudhës vijuese 3-mujore, kur pritet që shpërndarja e virusit të arrijë pikun e vet.
Ne këtë situatë, do të jetë e nevojshme që bankat te jene te gatshme të akomodonin kërkesat e klienteve për periudha të përkohshme faljeje, në mënyrë që ata të mos ngarkohen në mënyrë padrejte me penalitete apo me përkeqësim të statusit të kredimarrësit, për arsye që janë jashtë kontrollit të tyre.
Ashtu siç ndodhi pas tëmetit te muajit nëntor, ku bankat u treguan të gatshme të ndihmojnë klientët për të kapërcyer pasojat dhe dëmet e shkaktuara nga fatkeqesia natyrore, jemi të bindur se ekziston vullneti i mirë edhe në këto ditë për t’ju gjendur pranë partnerëve tuaj të biznesit për të kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë emergjence.
Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar të mbështesë maksimalisht çdo iniciativë që kontribuon në mënyrë efektive në këtë drejtim, duke ofruar udhëzimet dhe koordinimin e nevojshëm, si dh duke mundësuar plotësimin e akteve nënligjore per kete qellim”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.