Shkolla në kohën e Koronavirusit. Miliona fëmijë nuk po shkojnë në shkollë…

06/03/2020 9:10 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
An English teacher gives online tuition to students at Lushan International Experimental Primary School in Changsha, central China's Hunan Province, Feb. 10, 2020.

Për 18-vjeçaren Huang Yiyang, shkolla fillon kur ajo hap laptopin. Në dy javët e fundit, nuk ka pasur zile që tregojnë nisjen e mësimit, korridore të mbushura, mensa plot apo uniforma.

Në vend që të shkojë fizikisht në shkollën e saj publike në Shangai, Huang ulet përpara laptopit, shpesh me pizhame, në orën 8:00 të mëngjesit deri në 5:00 të pasdites, dhe ndjek në livestream mësimin.

Gjatë orës së fizkulturës, duhet të ndjekë ushtrimet që bën mësuesja. Në orën e anglishtes, ulet në heshtje gjatë leksioneve në klasat virtuale me 20 – 30 nxënës. Ajo e mbulon kamerën me një facoletë, në mënyrë që shokët e klasës të mos ta shohin nëse mësuesi i bën ndonjë pyetje. “Jemi në shtëpi, kështu që nuk dukemi dhe aq të bukur” – thotë ajo. Huang del rrallë nga shtëpia, ajo nuk i ka takuar miqtë e saj prej një muaji. Ndërkohë që ajo është e izoluar, është pjesë i atij që mund të quhet eksperimenti më i madh i të mësuarit në distancë.

Kina është duke u përballur me virusin vdekjeprurës të koronavirusit që i ka marrë jetën rreth 3 mijë personave në vend. Në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit, shkollat në të gjithë vendin janë mbyllur, duke lënë rreth 180 milionë fëmijë në moshë shkolle në Kinë të bllokuar në shtëpi. Dhe Kina është vetëm fillimi. Miliona studentë në Hong-Kong, Makao, Vietnam, Mongoli, Japoni, Iran, Pakistan, Irak dhe Itali janë prekur nga mbyllja e shkollave.

Për disa, kjo do të thotë të humbësh të gjithë mësimin, ndërsa të tjerë po eksperimentojnë mësimin online. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi e Mbretëri e Bashkuar janë shprehur se nëse epidemia përkeqësohet, edhe ata mund t’i mbyllin shkollat. Por ndërkohë që arsimi online, nga një anë, u jep mundësi fëmijëve të vijojnë mësimin në kohën e koronavirusit, në anën tjetër, ka edhe një sërë problemesh. Për disa studentë, problemet janë më të vogla: shkëputja herë pas here e internetit apo çështja se si të qëndrojnë të motivuar. Për të tjerë, eksperimenti i mësimit online mund të ketë një kosto për shëndetin e tyre mendor – ose edhe për të ardhmen akademike.

 

Shkolla në kushtet e shtëpisë

Përbërësit janë të njëjtët: laptop, lidhje me internet dhe pak përqendrim. Por mënyra e të studiuarit online ndryshon nga shkolla në shkollë, nga një vend në tjetrin.

Për Huang, mësimi në shtëpi do të thotë të kalosh orë përpara kompjuterit dhe pak ndërveprim social. Nuk ka diskutime në klasë dhe shpesh, ajo nuk mund ta dëgjojë mësuesin e saj për shkak të lidhjes së dobët të internetit. Ajo ndien se shokët e saj të klasës – dhe mësuesit e tyre – e kanë të vështirë të qëndrojnë të motivuar.
“Nuk mund t’u japim një përgjigje (mësuesve) edhe nëse ata e kërkojnë. Ata ndihen keq dhe po kështu edhe ne” – thotë Huang.

Teacher Zhang Weibao shoots a video course at a middle school in Urumqi, northwest China’s Xinjiang Uygur Autonomous Region, on February 3, 2020.

Por edhe pas mësimit online, puna e saj nuk mbaron. Ajo qëndron zakonisht zgjuar deri në 10:00 të mbrëmjes çdo natë për të bërë detyrat që i paraqet online. Edhe pse ajo nuk i takon miqtë e saj ballë për ballë, Huang thotë se në të vërtetë, ndihet më pranë tyre – ata bisedojnë më shumë se sa ndodh zakonisht në aplikacionet online kineze si WeChat apo QQ, pasi ata janë të uritur për kontakt me njëri-tjetrin. “Ne nuk mund të takojmë askënd të moshës sonë në realitet, kështu që duhet të flasim online”.

Në Kinë, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme u kërkohet të ndjekin mësimin online – sipas agjencisë shtetërore për mediat Xinhua. Ndër të tjera, Kina ka krijuar një platformë cloud learning, mbështetur në programin e saj kombëtar që 50 milionë studentë mund ta përdorin njëkohësisht.
Në Hong-Kong, ku shkollat janë mbyllur prej një muaji, disa mësues po i bëjnë gjërat ndryshe. Studentët në International Montessori School punojnë së bashku në grupe të vogla në Google Hangouts, në mënyrë që ta shohin dhe të flasin me njëri-tjetrin.

Shkolla nisi të publikojë video dhe aktivitete për studentët në faqen e saj online, por shpejt kuptoi se ishte e rëndësishme për nxënësit që të shihnin dhe të flisnin me njëri-tjetrin.

A student attends an online class at home in Nanchang City, in east China’s Jiangxi Province, February 10, 2020.

“Nuk kam përjetuar kurrë një mbyllje të shkollave si kjo” – thotë presidenti i shkollës Adam Broomfield.
Stili i ndryshëm i të mësuarit online ka çuar drejt inovacionit – u shpreh ai -një student bëri një video ku shpjegonte se si e zgjidhi një problem në matematikë; një mësues bëri një video nga plazhi për t’i ndihmuar nxënësit me një leksion gjeologjie.

 

Provimet që përcaktojnë të ardhmen

Studentët që vitin tjetër do të shkojnë në universitet janë ata që po përballen me problemet më të mëdha.
Jonathan Ye, 18 vjeç, në vitin e fundit të shkollës ndërkombëtare Shanghai Pinghe, thotë se hyrja për në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar, është e kushtëzuar. Ai duhet të dalë mirë në provimin përfundimtar në maj nëse dëshiron të nisë universitetin në Britaninë e Madhe, diçka për të cilën ka punuar prej vitesh.

“Nëse nuk dal mirë në provim, digjem – tha ai. Mendoj se do të dal mirë, pasi më pëlqen të studioj vetëm, megjithatë nuk jam i sigurt. Ndihem ende nervoz, pasi shkollat nuk janë hapur ende, ndaj mund të humbim ndonjë informacion nga mësuesit”. Por situate e Ye është më mirë se pjesa më e madhe e të tjerëve.

Në qershor, pjesa më e madhe e nxënësve në Kinë duhet të japin “gaokao” *– provimin për pranimin në universitet – i cili shkakton shumë stres tek ta. Edhe në kohërat më të mira, ato provime mund të ndryshojnë jetën – ato mund të jenë diferenca midis një universiteti prestigjioz dhe një universiteti jo të tillë.

A teacher gives a lecture with her smart phone during an online class at a middle school in Donghai in China’s eastern Jiangsu province on February 17, 2020.

Studentët mësojnë natë e ditë dhe mësuesit ndonjëherë u thonë atyre të mos bëjnë asgjë tjetër përveç të mësuarit. Edhe pse u jepet mundësia për ta përsëritur provimin, kjo kërkon të studiosh sërish gjatë gjithë vitit. Ministria e Arsimit tha se do të vlerësojë situatën dhe do të vendosë nëse do ta shtyjë gaokao. Ndërsa në Hong Kong shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në 20 prill, megjithatë provimi për pranimin në universitet do të zhvillohet më 27 mars, siç është parashikuar. Ndryshimi i vetëm është që studentët do të mbajnë maska dhe tavolinat do të jenë më larg se zakonisht.

Disa prindër kanë shprehur shqetësimin për pagimin e taksave të larta të shkollës ndërkohë që fëmijët nuk janë duke shkuar në shkollë.

 

Efektet psikologjike

Por është edhe rreziku që mësimi nga shtëpia mund të ndikojë psikologjikisht fëmijët. Ekspertja e shëndetit mendor në Hong Kong, Odile Thiang, tha se prishja e rutinës dhe mungesa e aktiviteteve sociale mund të ketë pasoja të mëdha te fëmijët, që kanë mbetur të bllokuar me prindërit e tyre gjatë një periudhe të vështirë.

“Po ashtu, njerëzit kanë frikë se mos infektohen, dhe kjo e përkeqëson gjendjen” – shton psikologia. “(Leksionet psikologjike) mbeten ende për t’u mësuar, për të parë se çfarë do të dalë nga gjithë ky eksperiment i madh i shëndetit publik që po bëjmë këtu, duke shtuar se fëmijët kanë tendencën të jenë shumë të fortë.

Chris Dede, profesor në Harvard University, tha se ka shumë studime që tregojnë efektet psikologjike negative te studentët që janë izoluar nga bashkëmoshatarët e tyre pasi kanë vuajtur nga sëmundje të rënda.
Fëmijët që ndjekin shkollën nga shtëpia, mund të përballen me të njëjtat probleme. Por ai theksoi se, në këtë situatë, mësimi po jepet online në të gjitha shkollat. “Problemi i përbashkët shndërrohet në një mënyrë për të gjetur një mbështetje të përbashkët”

 

A është mësimi në distancë një gjë e mirë?

Kjo nuk është hera e parë që shkollat janë mbyllur apo kanë eksperimentuar mësimin në distancë. Në vende me dimra të egër, shkollat mbyllen për shkak të rënies së borës së dendur. Në Hong Kong, vitin e kaluar disa shkolla u mbyllën për shkak të protestave që u zhvilluan.

Por nuk është se ekspertët e arsimit nuk e kanë menduar kurrë mësimin online. Fëmijët në zonat më të largëta të Australisë prej një kohe të gjatë i kanë marrë mësimet e tyre nëpërmjet programeve të edukimit në radio. Në Kinë, ndërkohë, Inteligjenca Artificiale është propozuar si një mënyrë për t’u siguruar studentëve në zonat rurale arsimim më të mirë.

A teacher gives a lecture in front of a camera during an online class at a middle school in Donghai in China’s eastern Jiangsu province on February 17, 2020.

Sipas Dede, ndërthurja e dhënies së mësimit ballë për ballë dhe online është më mirë se mësimi, i gjithi offline, ose i gjithi online. Gjëja më e rëndësishme është cilësia dhe metoda e mësimdhënies. “Gjëja më e keqe për fëmijët do të ishte vetëm izolimi, në shtëpi, pa mbështetje emocionale nga miqtë e tyre dhe pa mundësinë për të pasur një mësues që t’i ndihmojë të mësojnë”. Për të kjo është një mundësi e mirë për mësuesit që të eksperimentojnë metoda të reja mësimdhënie.

Pavarësisht metodës së mësimdhënies, studentët megjithatë janë me fat, që në njëfarë kuptimi, kjo po ndodh tani. “Kemi rrjetet sociale, internet, smartphone. Kështu që izolimi dhe pamundësia për të mësuar do të ishin shumë më të mëdha nëse kjo do të kishte ndodhur dy dekada më parë” – tha eksperti.

*Gaokao është një provim që vendos se në cilin universitet do të shkojnë studentët.

Marrë me shkurtime: CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of