28 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit nga 103 testime. Harta është zgjeruar edhe në Tropojë me dy raste. Në total deri janë testuar 1144 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.
73 pacientë janë të shtruan në spitalin Infektiv, dhe prej tyre tre raste janë në terapi intesive, ndërsa dy janë të intubuar.
“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 102 raste
– Durrës 10 raste
– Lushnjë 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 11 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 3 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste”, deklaroi Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik.
Gjashtë persona kanë humbur jetën në vendin tonë të prekur nga koronavirusi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.