Shkon në 6 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë në spitalin infektiv një 71-vjeçare

26/03/2020 8:01 AM 0 komente

Një tjetër pacientë humb jetën nga koronavirusi, duke e çuar numri në gjashtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në orët e vona të së mërkurës ka ndërruar jetë një paciente 71 vjeçare nga Tirana, e shtruar në terapi intensive  me frymëmarrje të drejtuar.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, njofton MSH.

Në Shqipëri deri më tani kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa numri i të prekurve me koronavirus është 146 në të gjithë vendin.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of