Komuniteti i biznesit në vend, përfaqësuar nga 11 Dhoma Tregtie dhe Shoqata Biznesi, kryesisht të huaja, i ka dërguar një shkresë ministres së Financave, Anila Denaj, dy komisioneve parlamentare dhe për dijeni kryeministrit Edi Rama, ku kërkon shtyrjen e afatit për deklarimin e të dhënave të pronarëve përfitues.
Sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, afati përfundon në 31 mars, por bizneset ankohen se po hasin probleme dhe paqartësi të shumta në zbatimin e tij dhe kërkojnë shtyjen deri më 30 qershor.
Në shkresë adresohen dy problematika kryesore, ato të lidhura me OJF-të dhe me biznesin.
Pjesa I – Problematika specifike të lidhura me OJF-të
- Së pari, ndryshe nga shoqëritë tregtare, të cilat janë të mirërregulluara në formën e organizimit dhe definicionet e ligjit 112/2020 janë të njëjta për referencë, në rastin e organizatave Jo-Fitimprurëse dhe ligji bazë për OJF, kjo terminologji nuk gjen aplikim. OJF kanë liri organizimi i.e. përcaktimit të organeve të tyre drejtuese dhe vendimarrëse, përfaqësuesit ligjor i gjejmë të formave të ndryshme, Kryetar Asambleje, Kryetar Bordi, Drejtor Ekzekutiv apo Sekretar të Përgjithshëm. OJF janë me apo pa anëtarësi. Anëtaresia mund të jetë person (individ) apo person juridik. Duke qënë se në rastin e OJF kuptimi i pronarëve përfitues nuk gjen aplikim të drejtpërdrejtë, nuk është e qartë cilat do të jenëdeklarimet që OJF sipas rastit, shoqatë (me apo pa anëtarësi) me anëtarësi subjekte juridike apo individe, fondacione e më tej sipas formës së organizimit.Nxjerrja e akteve nënligjore të parashikuara në Nenin 16 të Ligjit nr. 112/2020 është e nevojshme pasi nëpërmjet tyre, krahas të tjerave duhet të sqarohen pozitat e OJF.
- Së dyti, duke mos pasur informacion konkret se si do të funksiononte regjistri për pronarët përfitues, në momentin që u bë e ditur platforma shoqatat dhe dhomat e biznesit u hasën me problematika në regjistrimin në portalin e-Albania, pasi numrat e NIPT-it me të cilat janë të pajisur apo administratorët nuk njihen nga sistemi duke e bërë të pamundur aksesimin pranë këtij protali. Kjo vlen pasi dhe administratorët/përfaqësuesit ligjor të regjistruar në vendime gjyqësore, nuk janë tëazhornuar në sistemin tatimor, nga i cili portali e-Albania ushqehet me informacion për aksesimin e sistemit. Theksojmë se këto organizime nuk kanë pasur detyrim për t’u regjistruar në e-Albania dhe nuk e kanë hasur problematikën e shtruar më sipër.
- Së treti, për shkak të arsyeve më sipër, gjithashtu përbën problem aksesi /çelja e llogarisë pranë e-Albania administruar nga AKSHI. Gjithashtu nga komunikimet e organizatave jemi njoftuar nga e-Albania se problematikat në sistem për OJF-të vijnë për shkak të dy problematikave kryesore:
- Mungesa në sistem e të dhënave për administratorët/përfaqësuesit ligjorë;
- Sekretarët e Përgjithshëm apo Drejtorët Ekzekutivë nuk njihen si përfaqësues ligjorë nga sistemi, pavarësisht se në varësi të organizimit/statutit përkatës figurojnë të tillë dhe emërohen në gjykatë.
Në këtë kuadër, megjithë përgjigjen e AKSHI, ne si organizata mbetemi ende të paqartë se si do të veprojmë për të aksesuar platformën dhe cilat janë hapat qëdo të ndërmarrë AKSHI dhe Administrata Tatimore për azhornimin e sistemit dhe zgjidhjen e kësaj problematike.
- Sëkatërti, në vijim të çështjeve mësipër, do të duhet që OJF të azhornojnë dokumentacionin e nevojshëm, i cili paraqet vështirësitë e tij për t’u grumbulluar, pasi ka organizime si për shembull Shoqatate Biznesit apo Dhomat e Tregtisëtë huaja të cilat kanë një numër të konsiderueshëm anëtarësh. Kombinuar kjo edhe me mungesën e stafit për shkak të masave anti-COVID e bën të vështirë plotësimin e këtyre detyrimeve brenda afatit të parashikuar. Gjithashtu, duke marrë parasysh që një pjesë e shoqërive anëtare janë shoqëri të huaja apo kanë pronarë përfitues të huaj, sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm nga shtetet përkatëse të origjinës bëhet akoma më i vështirë pasi procedurat janë zgjatur në kohë për shkak të pandemisë si dhe njehsimi i dokumentacionit sipas parashikimeve të legjislacionit shqiptar kërkon kohën e vet procedurale.
- Së pesti, sjellim në vemendje rastin e OJF-ve të tjera të cilat nuk janë aktive gjatë gjithë kohës, por veprojnë vetëm në bazë të projekteve të vecanta. Në këtë pikë jemi të mendimit se mbledhja e dokumentacionit se duhet të jetë një çështje për tu, marrë në konsideratë.
Lidhur me sa më sipër, kërkojmë nga ju një shtyrje të afatit për përfundimin e aplikimeve të paktën për një periudhë 90 ditore, deri në datë 30 Qershor 2021.
Pjesa II – Problematika lidhur me biznesin
- Lidhur më këtë çështje, dëshirojmë të vëmë në dukje se pavarësisht se ka kaluar një muaj nga krijimi i regjistrit, platforma është ende në një fazë të paqartë edhe pse po përditësohet vazhdimisht nga AKSHI. Në këtë kuadër subjektet përballen me problematika të shumta, më konkretisht shumë subjekte pavarësisht përpjekjeve të njëpasnjëshme nuk arrijnë as të përfundojnëaplikimin.
- Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhemi është tepër e vështirë për investitorëvt e huaj të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Koha e gjatë për sigurimin e dokumentave (minimalisht 4 javë) dhe afati i shkurtër i vlefshmërisë sëtyre e bën pothuaj të pamundur arritjen e afatit aktual.
- Në Shqipëri operojnë një numër i konsiderueshëm kompanish të huaja që janë listuar në bursa të ndryshme, por dhe kompani qëpronari përfitues nuk është një person fizik, por një shtet i huaj. Kjo gjë ndodh me korporatat publike që operojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm, gjë që nënkupton një vështirësi ekstra për këto korporata që për shkak të burokracive nuk arrijnë që të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve brenda afatit kohor të përcaktuar në ligji.
- Gjithashtu janë hasur vështirësi teknike në lidhje me pajisjen me nënshkrim elektronik të shoqërive me administrator shtetas të huaj, p.sh administratori merr link-un e regjistrimit me email, por nuk arrin të marrë kodin përkatës për aktivizimin e link-ut, i cili dërgohet në numrin e telefonit. Një situatë e tillë do të shkaktonte vonesa të konsiderueshme, pasi helpdesk-u i platformës e-Albania merr kohën e nevojshme për zgjidhjen e problematikës, por në çdo rast pa caktuar një afat konkret se kur mund të jepet një zgjidhje.
Për sa më sipër, kërkojmë që të zgjatet vlefshmëria e dokumentave me origjinë të huaj deri në 90 ditë pasi është e vështirë që një subjekt i huaj të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm në vendin e origjinës, ta apostilojë, përkthejë zyrtarisht në gjuhën shqipe dhe ta noterizojë në një afat kaq të shkurtër.
Gjithashtu, nisur nga arsyet e parashtruara më sipër, kërkojmë që edhe për biznesin, njësoj si për OJF-të të shtyhet afati për aplikim deri më datë 30 Qershor 2021.
Kjo shtyrje e afatit do t’u jepte kohë si subjekteve OJF dhe bizneseve të plotësonin dokumentacionin e nevojshëm, ashtu edhe AKSHI-t dhe Administratës Tatimore i cili do të këtë kohë të përmirësojë platformën në nivelet e nevojshme.
Shoqatat e biznesit
(në rend alfabetik sipas organizatës)
- Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë
- Bashkimi Tregtar i Shqipërisë
- Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri
- Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri
- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri
- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiperi – Britani e Madhe
- Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri
- Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri
- Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Shqipëri
- Foreign Investors Association of Albania
- Shoqata e Biznesit Grek në Shqiperi.
LEXO EDHE
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.