Shoqëri, kërkime dhe lexim, ja se çfarë bëjmë në rrjet

14/05/2012 12:06 PM 0 komente


Një panoramë interesante shpjegon në mënyrë të detajuar se si lëvizin shifrat në rrjet, përfshirë edhe ato aktivitete që zhvillohen më shumë. Shifrat janë në rritje: 2.1 miliardë njerëz formojnë “popullsinë online”, të cilët shpenzojnë 35 miliardë orë në muaj me navigime në internet. Shifër e cila shoqërohet edhe me detaje të tjerë, si : 16 orë mujore për banorë ( që bëhen 32 në rastin e naviguesve amerikanë). Popullsia për të cilën bëhet fjalë përbën 30% të asaj botërore. Kontinenti me normën më të lartë të popullsisë në rrjet është Amerika e Veriut me 78.9% (272 milionë njerëz), më pas vjen kontinenti Afrikan me 11.6% (120 milionë persona). E dhënë interesante është ajo që lidhet me Azinë ku 22.14% e popullsisë që qëndron në rrjet e përkon me 900 milionë njerëz. Në Europë, në internet navigojnë 64.5% e popullsisë ose 476 milionë njerëz.

Aktiviteti më i shpeshtë është leximi i postës elektronike dhe përdorimi i motorëve të kërkimit(92% e personave), e më pas vjen konsultimi me portalet që kanë të bëjnë me shëndetin dhe bukurinë (83 në 100 persona), ndërsa 82% e përdoruesve bëjnë kërkime me karakter gjeografik ose topografik. Tre persona në katër e përdorin internetin për të lexuar lajmet.

Google, me më shumë se 153 milionë vizitorë unik në muaj është portali më i klikuar. Ndiqet nga Facebook me 137 milionë dhe nga Yahoo! që klikohet nga 130 milionë persona.

Klasifikimi ndryshon nëse merret në konsideratë qëndrimi mesatar: ‘princi’ i motorëve renditet i treti me 1 orë e 47 minuta, duke u tejkaluar nga Yahoo! (2 orë e 12 minuti), natyrisht të dy të lënë pas nga Facebook, në të cilin çdo përdorues shpenzon mesatarisht rreth 7 orë e 45 minutë, në muaj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of