Autoriteti Rugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur fituesit e tenderit për ndërtimin e disa loteve të Unazës së Jashtme të Tiranës si dhe lidhjes së Sheshit Shqiponja me Bulevardin e Ri, një grup prej 6 kontratash që kapi një vlerë rreth 12.1 miliardë lekë (100 milionë euro), nga 13.2 miliardë lekë (108 milionë euro) që ishte fondi limit. 5 kompani dhanë oferta sa 93-96% e fondit limit dhe vetëm 1 kishtë ofertë sa 78% e fondit limit. Në total, oferta ishin sa 92% e fondit limit.
Per secilen prej kontratave janë publikuar kompanitë fituese dhe ofertat e tyre:
-Për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, fituesi është kompania 2T, e cila ka dhënë ofertën e 2,261,328,720 leke, ose 96% e fondit limit prej 2,353,597,373.94 Leke
-Për Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6, fituesi është GJOKA KONSTRUKSION, oferta ishte 1,716,910,907.25 Lekë, ose 94.5% e fondit limit prej 1,816,355,589.63 Lekë.
-Për “Ndërtimin e segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”, fitues është 4 A-M, me ofertë 2,386,175,789.24 Lekë, ose 96% e fondit limit prej 2,485,599,781.25 Lekë.
-Për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5, fituesi është G.P.G. COMPANY, me ofertë 1,802,764,499.00 Lekë, ose 93% e fondit limit prej 1,939,309,894.55 Lekë.
-Për Ndërtimin e segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana, fituesi është ALB – STAR, me ofertë 1,987,865,274.00 Lekë, ose 78% e fondit limit prej 2,559,318,901.29 Lekë.
-Për Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, fituesi është EUROTEOREMA PEQIN, me ofertë prej 1,991,017,847.00 Lekë, ose 95% të fondit limit prej 2,096,958,794.70 Lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.