Një ndryshim i madh në arsim, që pritet të nisë më 4 maj, është paralajmëruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se “prindërit, mësimdhënësit, menaxherët e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve”.
“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë me 4 Maj. Stay tuned”.
Kryetari Ahmeti pak më heret është drejtuar qytetarëve përmes një video nga sheshet e zbrazëta të kryeqytetit.
I pari i Prishtinës përmes kësaj video ka thënë se beson që shumë shpejt do të ketë lehtësim të masave restriktive dhe se sheshet do të jenë të mbushura si më parë.
“Ditë e bukur sot, besoj që shumë shpejt do të fillojmë dhe do të kërkojmë që të zbusin masat restriktive dhe këto sheshe që po i shini të zbrazëta të jenë plot sa më parë. Një ditë të bukur të gjithëve”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.