Konsumatorët e ‘nxorrën’ ekonominë më të madhe të Evropës nga stanjacioni në fillim të vitit, për shkak të rritjes më të madhe të shpenzimeve në pothuajse tetë vjet, rënies së prodhimit dhe probleme që shqetësonin prodhuesit e automjeteve.
Ndihmuar nga papunësia e ulët, inflacioni i ulët dhe masat mbështetëse fiskale, shpenzimet e familjeve gjermane u rritën me 1.2% në tremujorin e parë, më së shumti që nga viti 2011. Shpenzimet në investime kapitale u rritën, ndërkohë që tregtia neto kontriboi 0.2 pikë përqindje ndërsa eksportet tejkaluan importet.
Ekonomia u rrit 0.4% gjatë kësaj periudhe. Ekonomistët shohin një zgjerim pak më të ngadaltë këtë tremujor, pasi rritja e ndërtimit ndoshta nuk do të përsëritet, prodhimi vazhdon ‘të vuajë’ dhe shkallëzimi i tensioneve të tregtisë globale mund të dëmtojë ekonominë e rëndë eksportuese.
Bundesbank tha këtë javë se shpenzimet e fuqishme të konsumatorëve ndoshta ishin të përkohshme, pasi masat fiskale shtrirë në fillim të vitit mbështetën fuqinë blerëse, efekt që do të zhduket këtë tremujor.
/Bloomberg