Ndër abonimet telefonike dhe smart speaker, dronë, kompjuterë dhe celularë, konsumatorët do të shpenzojnë në vitin 2019, 1.690 miliardë dollarë në nivel botëror, 5,3% më shumë krahasuar me vitin 2018.
Të dhënat bëhen të ditura nga analistët International Data Corporation (IDC). Sipas hulumtuesve, blerjet e konsumatorëve në teknologjitë tradicionale dhe ato në zhvillim do të mbeten të qëndrueshme në periudhën 2019 – 2023, me një normë rritje vjetore 5,1% (CAGR pesëvjeçar).
Kjo shifër është e destinuar të rritet dhe do të kapërcejë 2 miliardë dollarë në vitin 2023, në të cilin do të arrijë 2.060 miliardë dollarë.
Në nivel gjeografik, këtë vit, amerikanët do të shpenzojnë 412 miliardë dollarë në pajisje teknologjike (+5,5% krahasuar me 2018). Kina do të jetë tregu i dytë i madh, me 328 miliardë, ndjekur nga Europa Perëndimore, me 227 miliardë dollarë. Kina do të shohë gjithashtu rritjen më të shpejtë të shpenzimeve me një CAGR pesëvjeçar 6,8%.
Duke parë llojet e pajisjeve, më shumë se gjysma e shpenzimeve botërore shkon në shërbime të telefonisë mobile; ndjekur nga smartphone-t dhe kompjuterët. Nëse këto kategori zënë pjesën e luanit, rritja më e madhe do të regjistrohet në teknologjitë në zhvillim.
Në pesë vitet e ardhshme, rritjen më të madhe të shpenzimeve do ta zënë pajisjet si syzet për realitetin virtual, sistemet robotike, dronët dhe shërbimet ‘on demand’, pajisjet që vishen (wearable) dhe ato për shtëpinë inteligjente. Këto pajisje do të regjistrojnë një normë rritje vjetore prej 13,2% deri në vitin 2023 kur do të përfaqësojnë një të tretën e shpenzimeve teknologjike në total.
Burimi: IDC