Klubet e Premier League angleze shpenzuan më shumë se 1 miliard sterlina në merkaton e transferimeve të verës, e cila u mbyll të martën – por shpenzimet e përgjithshme ranë për të dytin vit me radhë.
Në total, klubet e Premier League shpenzuan 1.1 miliardë sterlina për transferime gjatë merkatos së verës, e cila qëndroi e hapur nga data 9 qershor deri më 31 gusht. Shpenzimet ishin 11% më të ulëta krahasuar me verën e mëparshme 2020, 1.3 miliardë sterlina (edhe kjo e fundit në rënie me 9% krahasuar me vitin 2019).
Sipas shoqërisë së shërbimeve financiare Deloitte, ky është shpenzimi i përgjithshëm më i ulët bruto i Premier League angleze që nga viti 2015, dhe hera e parë që shënohet një rënie e njëpasnjëshme që nga kriza globale 2008 – 2010.
Përveç rikthimit të Cristiano Ronaldo te Manchester United, marrëveshja më e madhe ishte transferimi i mesfushorit kroat Nikola Vlasic nga CSKA Mosca te West Ham për 26,8 milionë sterlina, ndërsa Chelsea firmosi me Saul Niguez, në huazim nga Atletico Madrid.
Me përjashtim të Bundesligës gjermane, shpenzimet bruto të transferimit janë ulur për të gjitha kampionatet e “big 5” – në Angli, Itali, Spanjë dhe Francë – për të dytin vit radhazi.