Shpërndarja e vaksinës nga Covax mund të fillojë këtë muaj

08/01/2021 10:36 AM 0 komente

Shpërndarja e vaksinave anti-Covid nën programin e COVAX mund të fillojnë këtë muaj, tha të enjten drejtoresha e imunizimit të OBSH-së, Kate O’Brien.

Pjesë e Covax është edhe Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria që presin të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Ky program i koordinuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë synon të mbështesë vendet me të ardhura më të ulëta.

“Ne kemi nevojë për rreth 7 miliardë dollarë, në mënyrë që të shpërndajmë vaksina të mjaftueshme në këto vende deri në fund të vitit 2021.

Programi ka aktualisht mbi 2 miliardë doza të vaksinës. Ne do të fillojmë t’i dorëzojmë ato vaksina ndoshta nga fundi i janarit, dhe nëse jo, atëherë sigurisht nga fillimi i shkurtit apo mesi i tij”./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of