REVISTA MONITOR
MONITOR MAGAZINE
Login
Revista Monitor
Monday / 8 March, 2021
Facebook LinkedIn Instagram YouTube RSS
  • Profili
  • Financë
    • Banka
    • Fiskale
    • Mikrofinancë
    • Leasing
    • Sigurime
    • Real Estate
    • Borxhi Publik
    • Buxheti
    • Faktoring
    • Politika Monetare
    • Personale
  • Biznes
    • Energji
    • Shëndetësi
    • Industriale
    • Media & Advertising
      • Media
      • Advertisers
      • Agency
      • Professional studio
    • Tregeti me Pakice
    • Transport
    • Telekomunikacion
    • Teknologji
    • Teknologji Informacioni
  • Ekonomi
    • Speciale
    • Agroindustri
    • Bujqësi
    • Eksporte
    • Institucione Nderkombetare
    • Investime
    • Prona
    • Te Ndryshme
    • Tregetia e Jashtme
    • Turizem
  • COVID-19
  • Bota
    • Europa
    • Te Tjera nga Bota
    • SHBA
    • Azi
    • Lindje e Mesme
    • Rajoni
  • Kosova
  • Menaxhim
    • Karriera
    • Edukim
      • Tarifat
      • Masterat
      • Doktoraturat
    • Sipërmarrje
    • Profil
    • Rekrutim
  • Kërkime
  • Kontakt
editorial
Bilanci i një viti pandemi
Coronavirus në Shqipëri
Statistikat e fundit →
KARRIERA
Indeksi i The Economist / Vendet më të mira për gratë për të punuar
Abonohuni:
Print
Online

Video Monitor Ekonomi

play_btn

A po ndryshon modeli ekonomik?

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

A po ndryshon modeli ekonomik?

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

[shikoni]

Më të Lexuarat e Javës

  • Bordi i Mbikëqyrjes publikon listën e kontabilistëve që kanë të drejtë të firmosin bilance dhe të ekspertëve të autorizuar
  • Pensionet private, vlera e aseteve arriti 29 milionë euro në fund të 2020
  • Kostot e ndërtimit të banesave ranë në 3-mujorin e fundit 2020, por çmimet mbeten joelastike
  • Aplikimi për anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike: Kriteret që duhen plotësuar
  • Fiskalizimi: Si të veproni kur data e faturës nuk është e njëjtë me datën e furnizimit të mallrave
  • Sa (pak) paguhen shqiptarët në raport me europianët; Pagat e bankierëve, IT, shëndetësi
  • Kujdes! Edhe subjektet dhe OJF-të me status pasiv duhet të deklarojnë pronarët, ose gjobë 4 mijë euro
  • MSH tregon pse nuk arriti t’i sigurojë vaksinat, pranon se s'ka marrëveshje me Pfizer
  • Kamatëvonesat, shqiptarët paguan 900 milionë lekë më shumë tek faturat e energjisë
  • Pasaporta e vaksinimit është gati, mund të jetë kusht për udhëtimin jashtë vendit
Jeni duke lexuar EDITORIAL
Shpëtimi nga kurthi i COVID-19
Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

Kur kanë kaluar vetëm pak javë nga kufizimi i aktiviteteve dhe lëvizjeve me synim frenimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, të dhënat e para statistikore po tregojnë se ndikimi në ekonomi do të jetë i fortë.

INSTAT raportoi se eksportet ranë me 36% në muajin mars. Tkurrja më e thellë ishte për sektorin e tekstileve e këpucëve, me 47%, i cili është grupmalli kryesor i eksportuar në vend, me rreth 40% të totalit. Rënia e tij reflektoi përçarjen e aktivitetit ekonomik global dhe sidomos, varësinë e lartë që ne kemi nga një shtet i vetëm, që është fqinji ynë, Italia, më i godituri për momentin.

Të dhënat e para nga institucionet flasin për rreth 55 mijë vende të humbura deri më sot, që përbëjnë rreth 10% të totalit të forcës punëtore në sektorin privat.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në parashikimin për Pasqyrën Ekonomikë Globale, vlerësoi se rënia ekonomike e Shqipërisë do të ishte 5% këtë vit, për t’u rimëkëmbur në 8% vitin e ardhshëm. Ky skenar bazohet në supozimin se kriza do të zgjidhet në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Dy janë sektorët që pritet të goditen më shumë, sipas FMN (lexo intervistën në faqet e brendshme), së pari turizmi, që ka një kontribut të rëndësishëm në ekonomi dhe së dyti, eksportet, të cilat janë të varura nga ecuria e Italisë.

Ashtu si në gjithë botën, që pritet të tkurret me 3%, edhe Shqipëria nuk mund të pretendojë t’i shpëtojë kësaj dukurie. Por, të rëndësishme, për të garantuar një rimëkëmbje të shpejtë, do të jenë politikat që do të ndjekë çdo qeveri për të nxitur ekonominë e saj.

E para dhe më emergjentja është lehtësimi i pasojave sociale. Qeveria duhet të sigurojë burime të mjaftueshme për njerëzit e goditur nga kriza. Familjet që humbasin të ardhurat e tyre drejtpërdrejt, ose në mënyrë të tërthortë, për shkak të masave të izolimit, do të kenë nevojë për mbështetje nga qeveria. Paketa e parë e zgjidhi shumë pak dhe vetëm pjesërisht këtë, pasi parashikoi dhënien e pagës minimale vetëm për një të tretën e të punësuarve në biznese të vogla. Paketa e dytë ishte më gjithëpërfshirëse, duke garantuar pagesa për të punësuarit e tjerë të biznesit të vogël e të disa sektorëve kryesorë në punësim, si dhe duke rritur skemën e garancisë për bizneset e mëdha.

Pagesa për punonjësit do të duhet të kryhet në një formë të tillë që të mos krijojë shkëputje mes kompanisë e punonjësit, sepse ky është çelësi i suksesit për rikthimin e shpejtë në aktivitet, në momentin e rigjallërimit të ekonomisë. Ndërprerja e marrëdhënieve do të vështirësonte “ndezjen e motorit”. Teoritë ndërkombëtare rekomandojnë se sa më shumë do të arrijnë të ruhen vendet e punës, aq më e shpejtë do të jetë rimëkëmbja, kur kjo situatë të ketë përfunduar. Ruajtja e vendeve të punës, apo pagesa për ata që e kanë humbur, do të ishte dhe një mënyrë për të nxitur konsumin e brendshëm, që në rastin e Shqipërisë është i rëndësishëm për të mbajtur në jetë mikrondërmarrjet në tregti e shërbime.

Hapi i dytë do të jetë maturia dhe eficienca për të shfrytëzuar rikthimin drejt normalitetit (të ri). “Monitor” ka rekomanduar dhe më herët se shansi i vetëm për të shpëtuar turizmin këtë vit është ai i një hapjeje graduale të koordinuar me Kosovën, duke shfrytëzuar avantazhet konkurruese të njëra-tjetrës (Shqipëria në turizëm dhe të dyja për prodhimet bujqësore). Të gjitha gjasat janë që të mos ketë rifillim të fluturimeve këtë verë, ndaj udhëtimet me makina mund të jenë një zgjidhje për të garantuar që hotelet të mos rrinë të mbyllura këtë sezon.

Së treti, në afatin më të gjatë është koha që të mendohet për atë që po flitet e sugjerohet prej vitesh, por që deri tani nuk ishte menduar seriozisht: kalimi drejt një modeli më konkurrues e të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Kriza nxori në pah dobësitë më të mëdha strukturore, duke filluar nga: pesha e lartë e mikronjësive në shërbime e tregti (16% e subjekteve në vend janë bare e restorante!); mungesa e diversifikimit të eksporteve dhe kostoja e lirë e fuqisë punëtore si avantazh i vetëm konkurrues; pamundësia për të siguruar zinxhirin e bujqësisë, ndonëse kemi peshën më të madhe të tij ndaj PBB-së në Europë, si dhe moszhvillimi i sektorit të teknologjisë së informacionit, që në këto momente do të ishte më i dobishëm se asnjëherë tjetër.

Pas përfundimit të kësaj krize, ekonomia do të rimëkëmbet, për këtë nuk ka asnjë dyshim, por është momenti që të gjithë aktorët të bashkëpunojnë, që kjo ringritje të jetë ashtu siç duhet!

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

Komente

avatar
avatar
  Subscribe  
Notify of

© 2021 — Revista Monitor | Media Union
wpDiscuz