Shpjegohet misteri i punësimit në Gjermani – numri i refugjatëve fshihet pas statistikave

26/02/2017 8:00 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

“Pas mbërritjes së më shumë se 1 milion refugjatëve, papunësia gjermane vijon të jetë ende në rënie”.

Në këtë numër të “Monitor” kemi shkëputur një artikull nga revista “Bloomberg”, i cili shpjegon dhe ngre pikëpyetje lidhur me punësimin në Gjermani pas fluksit të emigrantëve në 2015-2016.
Ekonomia më e madhe e Europës po u reziston shqetësimeve se ardhja në masë e njerëzve nga vendet e shkatërruara nga lufta, duke përfshirë Sirinë dhe Irakun, përgjatë këtyre dy viteve të fundit, do të rriste papunësinë dhe do të dëmtonte rritjen. Ndërkohë që fuqia punëtore është më e qëndrueshme në më shumë se një çerekshekulli dhe prodhimi u rrit në vitin 2016 me ritmet më të shpejta në pesë vjet, të gjitha këto duke u përforcuar nga konsumi privat dhe shpenzimet qeveritare për emigrantët.
Aftësia për t’u përballuar maskon disa nga sfidat që lidhen me përthithjen e punëtorëve të huaj në një treg pune të sofistikuar, kur këta të fundit kanë mangësi në gjuhën vendase dhe kualifikime. Integrimi i tyre është një test për Angela Merkel-in, politika e refugjatëve e së cilës është përshkruar si “katastrofike” nga Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Çdo pengesë do të rrezikonte që oferta e Kancelares gjermane për një mandat të katërt në zgjedhjet e këtij viti të kthehej në një votim për politikën e saj të refugjatëve.
“Ajo që habit shumë njerëz është fakti se ne kemi miliona të ardhur në Gjermani, por ne ende nuk shohim të ketë ndonjë impakt në papunësi”, – tha Raimund Becker, anëtar bordi në Agjencinë Federale të Punës në Nuremberg. “Kjo është e lidhur me ndryshimin demografik, por edhe me faktin se jo të gjithë këta të ardhur, janë të përshtatshëm për tregun e punës”.
Gjermania, një vend me popullsi në plakje dhe me normën më të ulët të lindjeve në botë, përballet me rreth 300.000 njerëz që lënë fuqinë punëtore çdo vit, sipas vlerësimeve të agjencive të punës. Punësimi u rrit sërish me një mesatare prej 36.000 personash në muaj në vitin 2016, në një rekord prej 43.5 milionë. Për krahasim, numri i refugjatëve të regjistruar si të papunë është rritur me rreth 10.000 në muaj në gjysmën e parë të vitit të kaluar dhe akoma më pak në pjesën e dytë të vitit.

monitor 765.indd

“Për aq kohë sa kompanitë krijojnë më shumë vende pune se numri i refugjatëve të regjistruar si të papunë, që balancon normën e përgjithshme, edhe nëse jo domosdoshmërisht janë ata që marrin pozicionet e krijuara”, tha Stefan Kipar, ekonomist në Bayerische Landesbank në Mynih.
“Nëse rritja e pozicioneve të reja të punës ngadalësohet, ky fenomen do të fillojë të vërehet”.
Në kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2015, Ministria e Punës së Gjermanisë parashikoi një rritje të papunësisë për vitin e kaluar. Në vend të kësaj, numri i njerëzve të papunë ka rënë.
Parashikimet e hartuara nga Bloomberg tregojnë parashikimet e ekonomistëve se papunësia do të mbetet e pandryshuar në 6.1% këtë vit, para se të arrijë deri në 6.2% në vitin 2018. Bundesbank është më optimiste, që e parashikon rënien e normës në 5.8% vitin e ardhshëm.
Për sa i përket integrimit të refugjatëve dhe mësimeve të gjuhës, ata janë klasifikuar si punëkërkues dhe ndoshta do të qëndrojnë jashtë regjistrit të papunësisë për vitet që vijnë. Një pjesë e shpjegimit qëndron në sistemin e zanatit në Gjermani – një kombinim i arsimit në klasë dhe trajnimit në vendin e punës – që shërben si një korridor hyrës në tregun lokal të punës, dhe gjithashtu paraqet një pengesë të madhe për të huajt me pak ose aspak njohuri të gjuhës lokale.
Sipas parashikimeve të Agjencisë së Punës, një refugjati do t’i nevojiten gjashtë vjet të përfundojë mësimet e gjuhës gjermane, një shkollë profesionale dhe praktikat që të konsiderohet si një punëtor i kualifikuar, dhe potencialisht më gjatë për të gjetur një punë. Pas 15 vjetësh, punësimi i refugjatëve është vlerësuar mesatarisht rreth 70%.

monitor 765.indd

Viti i zgjedhjeve

Sukseset e hershme do të jenë vendimtare për Merkel-in në vitin elektoral për t’i bërë kritikët të heshtin për politikën e saj të hapur kufitare. Kancelarja është sulmuar nga Partia antiemigracion Alternativa për Gjermaninë, e cila po nxit një debat emocional në vend – i kombinuar tashmë me frikën e terrorizmit, pas sulmit në Berlin, muajin e kaluar.
Perspektivat e ulëta të punësimit, rritja e të ardhurave të ulëta dhe rritja e populizmit në ekonomitë e zhvilluara kanë qenë temat e një paneli të kryesuar nga Bloomberg Television’s, Francine Lacqua, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të mërkurën. Folësit, përfshirë edhe drejtorin e menaxhimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, miliarderi i fondeve të mbulimit (hedge fund), Ray Dalio, dhe ministrat e Financave të Italisë dhe Brazilit.
Qeveria gjermane rriti shpenzimet 5.8% vitin e kaluar, shuma më e madhe që prej vitit 1992 kur rreth 280,000 refugjatë mbërritën në Gjermani duke e krahasuar me numrin e refugjatëve, 890,000 që mbërritën në vitin 2015. Ky mund të jetë një investim i mirë për vendin, popullsia e të cilit mund të bjerë në 68 milionë në vitin 2060, nga vlera 80 milionë që është sot.
Shpenzimi shtesë i 3.3 miliardë euro ($3.5 miliardë) për kurse gjuhe dhe edukimi, mund t’i kursejë qeverisë 11 miliardë euro gjatë 2030-s, sipas raportit të publikuar nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike dhe Instituti i Kërkimeve për Punësim. Kjo mund të rrisë mundësinë nga 20% në 33% për emigrantët që të përfundojnë një formim profesional.
“Mundësia e mirë e Gjermanisë është se këta refugjatë janë të rinj —70% e tyre janë nën moshën 30 vjeç”, tha agjenti i punës Becker. “Nuk përbën problem të madh për Gjermaninë qët’i integrojë ata në tregun e punës, nëse gjermanët pranojnë se ju duhet pak durim dhe se duhet të investojnë para që t’ju japin më shumë mundësi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of