Autoritetet shqiptare të shëndetit publik ushtruan një sondazh në lidhje me fenomenin e obezitetit ndër fëmijë, ku gjetën se 21.7% e fëmijëve të matur ishin mbi peshë.
Megjithëse fenomeni ka pësuar një rënie të lehtë në krahasim me matjet paraardhëse të vitit 2013, shihet se obeziteti ndër fëmijët shqiptarë ka arritur nivelet europiane.
Nga rezultatet përfundimtare të këtij raundi, 21.7% e fëmijëve të matur rezultoi mbipeshë (përfshirë edhe obezitetin) prej të cilëve 9.2% e tyre ishin obezë. E krahasuar me situatën e paraqitur në studimin e vitit 2013, rezultati më i rëndësishëm i këtij studimi ishte tendenca e uljes së mbipeshës (përfshirë edhe obezitetin) nga 22.4% ne 21.7%, si dhe rritja e numrit të fëmijëve obezë (9.2%) krahasuar me të dhënat e vitit 2013 (7.9%).
Gjendja nutricionale e fëmijëve sipas gjinisë edhe në këtë raund ka ruajtur të njëjtin trend për sa i përket numrit më të madh të fëmijëve mbipeshë ose obezë mes meshkujve në raport me femrat
Të dhënat e fundit në nivel europian të raportuara nga OBSH-ja për fëmijët e moshës 6-9 vjeç treguan se prevalenca e mbipeshës), shkonte nga 18% në 57% mes djemve dhe nga 18% në 50% mes vajzave; ku 6-31% e djemve dhe 5-21% e vajzave qenë obeze.
Kështu shpërndarja gjinore e mbipeshës dhe obezitetit mes fëmijëve tanë dhe atyre europiane është e ngjashme.
Vendet e Europës Jugore rezultuan të kishin mbizotërimin më të lartë të mbipeshës, ku ishte vënë re një rënie domethënëse e përhapjes së mbipeshës në Itali, Portugali dhe Slloveni dhe rritje të konsiderueshme në Letoni dhe Norvegji.
Një tendencë të tillë shprehin edhe të dhënat e dy studimeve, por me një korrelacion jo domethënës. Ndonëse konsumi i përditshëm i mëngjesit është pjesë e një diete të shëndetshme dhe kontribuon në cilësinë dhe sasinë e marrjes ditore dietike të një individi, të dhënat e këtij studimi, sikurse ai i vitit 2013, paraqiten në të njëjtën situatë të kapërcimit të këtij vakti të rëndësishëm (në 28.5% të fëmijëve, sipas vetë raportimit të tyre dhe 24.8% sipas raportimit të prindërve të tyre).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.