Shqipëria, bashkëpunim me Turqinë për turizmin

09/09/2014 1:24 PM 0 komente

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit  Znj.Eglantina.Gjermeni dhe Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Prof. Dr. Birol Cetin nënshkruan sot Protokollin e Bashkëpunimit mes MZHUT dhe Zyrës së TIKA-s në Shqipëri.

Pas nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni u shpreh: “Ky kontribut nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim jep asistencë për stafin e MZHUT, një Ministri relativisht e re,  si dhe për Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit,  insititucion varësie i kësaj Ministrie, i cili përmes pasjisjeve që merr falë kësaj ndihme do të vazhdojë procesin e dixhitalizimit të të gjithë projekteve teknike ekzistuese”.

Drejtori Ekzekutiv i TIKA-s për Shqipërinë, Prof.Dr Birol Cetin shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme.

I pranishëm në këtë ceremoni  ishte edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, SH.T. Z. Hidayet Bayraktar i cili tha: “Ky protokoll bashkëpunimi që u nënshkrua sot do të forcojë akoma më shumë infrastrukturën teknike të MZHUT, në të njëjtën kohë do të zhvillojë sistemet hapsinore për përcaktimin e vendeve turistike, do ta pajisë këtë Ministri me pajisje bashkëkohore, një objektiv tjetër i Protokollit të Bashkëpunimit është edhe dixhitalizimi i dokumenteve arkivore pranë kësaj Ministrie”.

Gjithashtu Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, SH.T. Z. Hidayet Bayraktar shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të rritur bashkëpunimin në fushën e  Turizmit.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) mundësoi dhënien e një granti prej 30.000 eurosh asistencë teknike, që synon përmirësimin e infrastrukturës logjistike dhe teknike për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, institucion në varësi të kësaj Ministrie.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of