Shqipëria do të shlyejë borxhin ndaj Kroacisë

13/06/2012 3:50 PM 0 komente

 

Qeveria shqiptare thuajse ka shlyer të gjitha borxhet e periudhës së komunizmit. Pjesa, e cila mund të quhet si e pashlyer është ende në proces. Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen për shlyerjen e borxhit ndaj Kroacisë, si pjesë e detyrimit ndaj ish-Jugosllavisë. Vlera e këtij borxhit është rreth 5 milionë dollarë. Mbetet ende pa shlyer Maqedonia, ndaj të cilës shteti shqiptar i detyrohet një borxh prej më pak se një milion dollarë. Shlyerja e borxhit me Kroacinë do të bëhet për dy vjet. Deri tani ka përfunduar nënshkrimi i marrëveshjes për shlyerjen e borxhit me Serbinë, Slloveninë, Malin e Zi, Bosnje–Hercegovinën dhe së fundi me Kroacinë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of