Shqipëria e fundit në rajon, si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish

12/04/2016 11:42 AM 0 komente

Shqipëria renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish, si dhe e parafundit në rajon për atraktivitetin si destinacion investimesh…

Trajtimi jo i duhur fiskal, ligjor, mosrespektimi i kontratave, paqëndrueshmëria e administrates publike etj duket se e kanë bërë Shqipërinë vendin më pak atraktiv për biznes ndër 20 vende në zhvillim të Europës Lindore.  Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në një anketim për klimën e biznesit 2016 verën se Shqipëria renditet e 19-ta ndër 20 vende për të investuar, duke lënë pas vetëm Kosovën dhe ne vendin e fundit ( 20-tin), ndaj pyetjes “nese do të investonit përsëri në vendin ku operoni?” .

Dhoma Gjermane vëren se për më tepër klima e biznesit është përkeqësuar edhe me tej gjatë vitit 2016.

Mbi, mbi vëzhgimin e kryer në ecurinë ekonomike të vitit 2016 në Shqipëri, u bë e njohur se 56 % e bizneseve të anketuara e vlerësojnë situatën negative në 2016. Vihet re një rritje e përkeqësimit të situatës pasi vitin e shkuar vetëm 47 % e tyre kishin ndjesi negative. Nga ana tjetër, 38 % e bizneseve të anketuara e vlerësojnë të kënaqshme situatën në 2016, në krahasim me vitet paraardhëse. Anketimi tregoi, sa i përket të ardhmes, bizneset shpresojnë se do të përmirësohet, sidomos brenda sektorit.

Lidhur me situatën aktuale, 5 % e të anketuarve e vlerësojnë “mirë” situatën ekonomike, ndërsa vitin e shkuar këtë vlerësim e kishin 19 % e bizneseve.

Më pozitive vlerësohet situata aktuale e vetë bizneseve, në krahasim me një vit më parë. 28 % e bizneseve deklarojnë se situata e tyre është përmirësuar ndërsa vitin e shkuar numri i tyre ishte 23 %. Për 54 % së të anketuarve situata ka mbetur e pandryshuar, ndërsa 18 % e tyre mendojnë se situata është përkeqësuar.

Rritet numri bizneseve qe refuzojnë Shqipërinë

Nga rezultatet e anketimit për vitin 2016 vihet re se, Shqipëria aktualisht nuk ofron mundësitë më të mira për investime. Këtë vit vetëm 67 % e kompanive do të investonin sërish në Shqipëri (2014: 86 %, 2015: 66 %), thuhet në njoftimin e Dhomës Gjermane. Faktorë të vlerësuar si pengesë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh janë “lufta kundër informalitetit dhe korrupsioni”, “transparenca e tenderave publike”, “siguria ligjore”, “parashikueshmëria e politikave ekonomike” dhe “administrata publike”, njoftoi Dhoma.

Për vlerësimin e Shqipërisë si vend për investime, pjesëmarrësit në anketim u pyetën mbi 20 faktorë, të cilët këtë vit pothuajse të gjithë janë përkeqësuar. Vlerësime pozitive në krahasim me një vit më parë kanë marrë “kostoja e punës” dhe “disponueshmëria dhe cilësia e furnitorëve lokalë”.

Këtë vit, të anketuarit kanë qenë më kritikë ndaj zhvillimit të vendit dhe më optimistë për sa i përket bizneseve të tyre. Kjo vihet re si në rritjen e të ardhurave të pritshme të biznesit (45 % presin rritje, 40 % mendojnë se nuk do të ndryshojnë) edhe në rritjen e numrit të punonjësve. 35 % e të anketuarve mendojnë të rrisin numrin e punonjësve, ndërkohë që 55 % e tyre (72 % një vit më parë) nuk planifikojnë ndryshime. Pyetjes nëse forca e punës në Shqipëri është e përgatitur nëpërmjet sistemit arsimor për kërkesat e kompanive, 10 % të të anketuarëve i janë përgjigjur me “Po”, 63 % me “Pjesërisht” dhe 28 % me “Jo”. 68 % e shikojnë si mundësi ofrimin e trajnimeve profesionale brenda kompanisë në përputhje me nevojat specifike.

Nga data 1 shkurt deri më 1 mars 2016, Shoqata Gjermane e industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, së bashku me 16 Dhoma Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e Europës Qëndrore dhe Juglindore (EQJL), realizoi me kompanitë anëtare anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Nga të gjitha zyrat (AHK) të rajonit EQJL morën pjesë në këtë anketim 1623 kompani, nga të cilat 40 ishin nga Shqipëria. Kjo korrespondon me një pjesëmarrje prej 44 % të kompanive anëtare të DIHA-s. Pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë anketim online dhe përgjigjet analizohen në mënyrë anonime.

Kreu i DIHA Rolf Castro Vasques ka deklaruar se pika kryesore ku ka nevojë për përmirësim situata në vendin tonë është forcimi i shtetit të së drejtës.

Rekomandimet që DIHA ka dhënë për përmirësimin e klimës në vendin tonë janë:

  1. Personeli i qëndrueshëm: nevojiten persona kontakti që kanë vite që punojnë në sektor. Sipas vëzhgimeve, në rajon personat e kontaktit nuk ndryshojnë.
  2. Shkëmbimi në nivel ministror: Është një pikë shumë e mirë, por duhet që edhe specialistët të kenë zë.
  3. Shteti i së drejtës dhe taksat: Bizneset gjermane mendojnë se firmat e huaja kontrollohen 20 herë më shumë se vendaset.

 

D4

 

D1

 

d2

 

IMG_20160412_112426

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of