Udhëtimi nëpër Europë nuk ka pse të kushtojë shumë.
Europa po thërret, dhe shumë udhëtarë do të nisin aventurën e tyre të parë me çanta shpine, këtë pranverë ose verë.
Por çfarë ndodh me turistët, që nuk kanë buxhet për akomodime të shtrenjta në Holandë, apo vendet e famshme turistike të Italisë?
Për fat të mirë, disa vende të Europës mbeten të përballueshme nën radarin turistik.
Këto vende europiane janë ekonomike dhe me siguri do të rrëmbejnë zemrat e udhëtarëve.
Bullgaria
Bullgaria është një vend i Europës Lindore, që ofron shumë për të bërë me pak shpenzime. Me ndikime greke, sllave dhe persiane, është një destinacion i pasur kulturor me kuzhinë të jashtëzakonshme.
Kryeqyteti i Sofjes, ia vlen të vizitohet, por udhëtarët duhet patjetër të shkojnë në Plovdiv, për një shije të vërtetë të historisë së vendit. Plovdiv është një qytet piktoresk, antik që është ndërtuar rreth shtatë kodrave.
Shqipëria
Shqipëria ndodhet në Ballkan dhe është një destinacion fantastik për udhëtarët, që shpresojnë të mbajnë kostot e ulëta, duke përjetuar ende të gjithë luksin e një aventure Europiane.
Ksamili është destinacioni i plazhit të Shqipërisë, me ujëra blu dhe plazhe me rërë, për të rivalizuar ato të Greqisë me një fraksion të kostos.
Kështjellat, vendet arkeologjike dhe shtigjet e bukura të ecjes, shtojnë joshjen e Shqipërisë. Shtegu Theth-Valbonë, kërkon disa ditë për të ecur dhe është një rrugë e njohur për ecje.
Sllovenia
Sllovenia është ende më e përballueshme ekonomikisht se fqinjët e saj, Kroacia, Italia dhe Austria.
Kryeqyteti i Lubjanës është një nga kryeqytetet më të përballueshme në Europë, dhe ka arkitekturë të mrekullueshme dhe shumë dyqane për të eksploruar.
Bëni një udhëtim rreth vendit dhe vizitoni liqenin piktoresk Bled, për të parë një anë tjetër të asaj që Sllovenia mund t’u ofrojë udhëtarëve.
Portugalia
Portugalia nuk është saktësisht një perlë e fshehur, duke pasur parasysh popullaritetin e saj të jashtëzakonshëm, por për shkak se nuk është aq e lehtë të shkosh me tren sa Spanja, Franca, Holanda ose Gjermania, shumë udhëtarë me çanta shpine, e anashkalojnë këtë vend të Europës Perëndimore kur planifikojnë rrugën e tyre.
Serbia
Serbia meriton një vend në çdo itinerar europian ekonomik, dhe jo vetëm sepse çmimet atje janë kaq të përballueshme.
Dihet prej kohësh që Beogradi është qyteti i festave të Europës, me shumë vende ekonomike për të qëndruar, kështu që udhëtarët e vetëm që shpresojnë të bëjnë miq gjatë rrugës, do ta pëlqejnë skenën sociale në këtë qytet të gjallë.
Për më tepër, Beogradi fitoi vendin e parë në listën e qyteteve më të lira (dhe më të shtrenjta), në Europë për skenën kulinare!
Hungaria
Kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti, është një ndalesë popullore për turistët, kështu që ka shumë akomodime të përballueshme në Budapest.
Çmimet janë ende relativisht të ulëta në Hungari, krahasuar me shumë pjesë të Europës, ushqimi është i jashtëzakonshëm dhe ka shumë për të bërë.
Një pikë kryesore e çdo udhëtimi në Hungari, është vizita në banja termale. Banjat termale Széchenyi, janë ndoshta më të njohurat në Budapest, por Banjat Termale Gellért janë një alternativë e shkëlqyer.
Mali i Zi
Mali i Zi është një vend i vogël në Ballkan, i cili shtrihet në jug të Kroacisë dhe në veri të Shqipërisë, një ndalesë e shkëlqyer për udhëtarët me buxhet të kufizuar.
Ka fshatra mesjetarë, një bregdet mahnitës të Adriatikut dhe një kryeqytet të gjallë. Kotorri është një perlë e fshehur e Europës, ku turistët mund të kalojnë 3-4 ditë duke e eksploruar, pa shpenzuar shumë.
Estonia
Në verilindjen e largët të Europës, udhëtarët do të gjejnë kombin e çuditshëm baltik të Estonisë.
Kryeqyteti Talin, me siguri do t’i magjepsë udhëtarët me qytetin e tij të vjetër mesjetar.
Ecni në rrugët me kalldrëm, darkoni në restorante historike dhe vizitoni monumentet si Kulla e TV në Talin dhe Kisha e Shën Olafit.
Polonia
Polonia është një vend i mirënjohur i Europës Lindore, që mund të duket sikur është jashtë shtegut të rrahur për udhëtarët me çanta shpine.
Sidoqoftë, ka disa qytete të mëdha që janë ekonomike dhe u ofrojnë udhëtarëve shumë për të bërë dhe për të parë.
Varshava ka një shesh të çuditshëm të tregut të qytetit të vjetër dhe shumë muze.
Thënë kështu, udhëtarët duhet të bëjnë udhëtimin në jug për në Kraków, i cili është padyshim më tërheqës se Varshava.
Ky qytet ka një histori të pasur dhe një qendër mesjetare dhe lagje hebre të ruajtur mirë. Turistët mund të planifikojnë një vizitë në Aushvic, për të mësuar rreth tragjedive të Luftës së Dytë Botërore.
Sllovakia
Sllovakia është një vend i Europës Qendrore në kufi me Hungarinë dhe Poloninë, ende mjaft ekonomik, pavarësisht inflacionit të kohëve të fundit.
Vendi më popullor midis turistëve është Bratislava, për të eksploruar qytetin e vjetër dhe për të vizituar Kështjellën Devin.
Sidoqoftë, Sllovakia është gjithashtu shtëpia e vargmalit të maleve Tatras, kështu që ia vlen të lini pas qytetet e zhurmshme dhe të shkoni në fshatin praktikisht të paprekur të vendit. / The Travel