Qershori ka sjellë një rritje të aktivitetit të transportit, në drejtim të lëvizjes si të mallrave ashtu dhe pasagjerëve, raportoi INSTAT në publikimin e fundit për Statistikat e Transportit.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Qershor 2019 është 413 mijë ton, duke u rritur 48,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në gjashtëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.212 mijë ton, duke u rritur me 13,9 %, krahasuar me vitin 2018.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Qershor është 1.788 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 12,9 %, krahasuar me Qershor 2018.
Në gjashtëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 9.650 mijë ton kilometër, duke u rritur me 16,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në muajin Qershor 2019, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 188 ton mallra, duke u rritur me 7,3 %, në krahasim me Qershor 2018.
Në gjashtëmujorin e parë 2019, me ajër janë transportuar 1.145 ton mallra, duke u rritur 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018.
Numri i fluturimeve të kryera, në Qershor 2019 është 2.626, duke shënuar një rritje me 13,5 %, ndaj Qershor 2018.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare, në Qershor 2019 është 146.895, krahasuar me Qershor 2018, ky tregues është rritur 10,4 %. Në gjashtëmujorin e parë 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 482.822 pasagjerë, duke u rritur me 8,4 %, krahasuar me një vit më parë.
Në muajin Qershor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 66,7 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë 2019 është 1.411.479, duke u rritur me 11,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Qershor 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 79 mld lekë dhe 52,9 % e tyre u transportuan me det.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 470 mld lekë dhe 52,3 % e tyre u transportuan me det.
Eksportet e mallrave
Në Qershor 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 58,2 %, me rrugë 39,1 % dhe me ajër 0,4 %.
Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur me 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 59,2 %, me rrugë 39,2 % dhe me ajër 0,3 %.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 9,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Importet e mallrave
Në Qershor 2019, mallrat e importuara me det zënë 50,3 %, me rrugë 43,1 % dhe me ajër 3,0 %.
Mallrat e importuara me rrugë në Qershor 2019 janë ulur me 4,6 %, krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2018.
Në gjashtëmujorin e parë të 2019, mallrat e importuara me det zënë 49,1 %, me rrugë 42,5 % dhe me ajër 3,1 %.
Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.