Shqipëria para mundësisë për t’u bërë aktor botëror në eksportin e bostanorëve, gjenerojnë fitime

18/01/2021 1:00 PM 0 komente

Eksportet e bostanorëve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit nga vetëm 28 mijë dollarë në vitin 2000 në rreth 5 milionë euro në vitin 2018.

Një studim i nismës për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri i mbështetur nga BERZH, tregon se prodhimi i bostanorëve për eksport ka ende potencial të pashfrytëzuar dhe është një kulturat me fitimprurëse në bujqësi.

Fermerët kanë pohuar se periudha më e mirë për eksportin e shalqirit është qershori, pasi në këtë muaj çmimi në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare është i lartë pasi prodhimi masiv në Europë ende nuk ka nisur.

Shqipëria ka mundësi të rrisë avantazhin konkurrues në këtë muaj për të eksportuar këtë produkt në Rajon, pasi prodhuesi i dytë më i madh i shalqirit në Rajon, Maqedonia hyn në treg në fund të qershorit.

Tregjet kryesore të eksportit të bostanorëve janë Kosova dhe Bosnja. 50 për qind e eksporteve shkojnë në Kosovë, e cila shërben edhe distributor për disa vende të tjera të Rajonit.

Shqipëria ka bilanc pozitiv në tregtinë ndërkombëtare për bostanorët mbi 4 milionë euro për shalqirin dhe rreth 500 mijë euro për pjeprin. Teksa kërkesa në tregun ndërkombëtar për bostanorët po rritet, Shqipëria është evidentuar si aktor ndërkombëtar në eksportin e këtyre dy produkteve, ajo u rendit e 29 në botë për eksportin e shalqirit dhe e 50 për eksportin e pjeprit.

Rritja e mëtejshme e eksporteve po pengohet nga mangësitë e standardeve të sigurisë ushqimore, teksa fermerët kanë njohuri të kufizuara për standardet. Një anketë e zhvilluar në vitin 2017 zbuloi se vetëm 1 e 4 fermerëve nuk kishin kryer analizat e ujit dhe tokës, të cilat janë thelbësore për cilësinë e bostanorëve.

Ka dy kategori të kryesore të fermerëve që prodhojnë shalqirin, shumë të vegjël dhe fermerë të mëdhenj me orientim të qartë nga tregu. Kategoria e parë prodhojnë 80 % të sasisë, duke përdorur teknologji të thjeshta, kryejnë shitje me çmime të çastit dhe janë të paorganizuar. Për rrjedhojë shpesh përballen me fitime të ulëta ose humbje për shkak të mungesës së informacionit dhe mungesës së standardeve.

Presioni nga tregu i eksporteve për të rritur standardet i vë fermerët para nevojave për të kryer investime të reja për të përmbushur standardet, të cilat do të sillnin përfitime më të larta.

Nevojat për financim në procesin prodhimit të bostanorëve paraqiten më të mëdha për sistemin ujitës, sera dhe kamionë frigoriferikë për transport në distanca të largëta.

Divjaka në qarkun e Fierit është zona më produktive në vend për prodhimin e perimeve dhe rajoni kryesues në prodhimin e bostanorëve për eksport. Kjo është zona më e përshtatshme në vend për prodhimin e bostanorëve dhe perimeve për shkak të përshtatjes së tokës dhe përvojës së lartë të banorëve të saj. Në Divjakë toka mbillet dy deri në tre herë në vit, për shkak edhe të klimës së përshtatshme Në këtë zonë prodhohen rreth mbi 30 mijë tonë shalqi në vit shumica ë të cilit shkon për eksport. Ekspertët pohojnë se, përveç Divjakës, Lezha dhe Saranda paraqesin potenciale të lartë për prodhimin e bostanorëve./B.Hoxha

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of