Shqipëria, shpenzimet ushtarake 41 USD/frymë ndër më të ultat në rajon dhe botë

25/08/2016 8:56 AM 0 komente

Shqipëria është ndër vendet që realizon shpenzime të ulëta ushtarake. Sipas të dhënave të SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) për vitin 2015, Shqipëria llogariti shpenzime në 41 dollarë për frymë. Kjo është një ndër shifrat më të ulëta në rajonin e Ballkanit (përjashtim bën Kosova me 27 USD/banorë), por edhe në Europë e më tej, edhe pse është një vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Sipas të dhënave, Maqedonia llogariti shpenzime ushtarake për frymë në vitin 2015 në 51 USD; Mali i Zi në 104 USD/banorë, ndërsa Greqia në 457 USD/banorë e Italia në 390 USD/banorë.
Ndër vendet europiane me nivelin më të lartë të shpenzimeve ushtarake për banorë renditet Norvegjia me 1,147 USD/banorë.
Ndërsa Franca llogariti për vitin 2015 shpenzime ushtarake në 783 USD banorë, Gjermania e kishte këtë shifër në 477.
Këto vlera tregojnë shifrën e parave të shpenzuara për çdo banorë (përfshi këtu edhe fëmijët) dhe nuk marrin në konsideratë fuqinë.
I njëjti burim tregon edhe përqindjen që zënë këto shpenzime në raport me PBB-në, ku për Shqipërinë kjo shifër ishte 1.14% për vitin 2015.
Në SHBA, shpenzimet ushtarake për vitin 2015 në raport me
PBB-në ishin 3.3%, në Kinë në 1.9% dhe në Japoni në rreth 1%.

monitor_shpenzimet_ushtarake

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of