Nga Laura Çela
Konica Minolta Business Solutions, një kompani globale e teknologjisë dhe lider në ofrimin e shërbimeve në fushën e teknologjisë së informacionit, po rrit interesin e saj për tregun shqiptar.
Përmes partnerit të saj vendas, Sinteza Co, kompania ka prezantuar një shërbim të ri tëpërpunimit të dokumenteve, si dhe zgjidhjeve dixhitale të printimit Optimized Print Services (OPS), me qëllim zgjerimin e gamës së klientëve.
Programi OPS është një program i ri,i cili ka optimizuar menaxhimin e procesit të printimit dhe ështënjë koncept efikas i procesit të printimit të dizenjuar për të ndihmuar klientët, për të monitoruar, për të përdorur dhe për të menaxhuar më mirë aparatin.
Ikuo Nakagawa, president i Konica Minolta Business Solutions për Europën, tregon në një intervistë për ‘Monitor’ pritshmëritë për tregun shqiptar
Z.Nakagawa, pse keni interes për tregun shqiptar?
Në kuadër të strategjisë kryesore të kompanisë, Konica Minolta synon të zgjerojë biznesin e vet në tregjet në zhvillim. Sipas statistikave, Shqipëria është një vend në zhvillim të mëtejshëm ekonomik, ku Konica Minolta dëshiron të forcojë pozitën në të ardhmen.
Për të përmbushur me sukses aspiratat tona, një prej pikave më të rëndësishme ishte gjetja e një partneri të fuqishëm në Shqipëri, me të cilin mund të bashkëpunonim.
Jemi shumë të kënaqur që këtë partner e kemi gjetur dhe nëpërmjet kompanisë Sinteza Co do të mund të sjellim konceptin OPS edhe në Shqipëri. Përsa i përket së ardhmes së biznesit, ne si Konica Minolta besojmë në një rritje të konsiderueshme falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit tepër të suksesshëm të Sinteza Co nëfushën e teknologjisë.
Si ka qenë ecuria e kompanisë suaj në tregun europian?
Ne kemi qenë shumë të suksesshëm në Europë, pasi ne ofrojmë shërbime të veçanta dhe shumë të sofistikuara dhe prandaj jemi shumë kompetitivë në treg dhe mund të konfirmoj se shitjet tona më të mëdha realizohen pikërisht në Europë.
Ne jemi shumë të fortë në rajonin europian, sepse ne kemi një rrjet shumë të fortë dhe të mirorganizuar që na mundëson rritjen e vazhdueshme të klientëve.
Cilat janë pritshmëritë tuaja për tregun shqiptar?
Ne sapo kemi nisur implementimin e shërbimit OPS dhe përmes partnerëve tanë që kemi në Shqipëri do të implementojmë këtë shërbim me sukses edhe në Shqipëri dhe do të ofrojmë cilësi shumë të mirë.
Jam optimist për ecurinë e kompanisësonë në Shqipëri, pasi këto shërbime janë të nevojshme dhe tregu ka shumë hapësirë për to.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.