Flet Era Xhabafti, Partner BOGGI MILANO
Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, njihet si vanitoz dhe me dëshirë për t’u veshur mirë e për të qenë në modë. Një treg që po sheh zhvillim është ai mashkullor, sidomos në sektorin e veshjeve formale. Prej disa muajsh, përfaqësia e Boggi Milani, një marke italiane e pozicionuar në segmentin e veshjeve luksoze për meshkuj, ka ardhur në Shqipëri. Era Xhabafti, Partner e Boggi për Shqipërinë jep disa detaje mbi preferencat e klientëve shqiptarë dhe planet e investimeve…
Themelimi i “Boggi Milano” daton shumë herët. Do të donim të dinim më shumë rreth historisë së kësaj marke, që tashmë është pozicionuar në segmentin e veshjeve luksoze?
“Boggi Milano”, marka italiane e veshjeve për burra ka dizajnuar modën bashkëkohore të meshkujve që nga viti 1939, duke i kushtuar vëmendje çdo aspekti, nga prodhimi në shpërndarje, në mënyrë që të ofrojë dhe përhapë stilin dhe cilësinë e tij në botë. E themeluar në një rrobaqepësi të vogël, marka milaneze u rrit vit pas viti, duke veshur borgjezinë italiane me shije të veçantë, të rafinuar dhe të mirë.
“Boggi Milano” është një markë premium me një pozicionim mjaft unik. Ne u kushtojmë një kujdes të përpiktë të gjitha pjesëve të procesit – nga prodhimi drejt e deri te shpërndarja – me qëllim që burrat në të gjithë botën të shijojnë qasjen tonë unike ndaj stilit dhe cilësisë. Prodhimet tona janë të dizajnuara për burra bashkëkohorë, modernë dhe kozmopolitanë, si dhe janë një shprehje superlative e përsosmërisë italiane.
Në përvojën tuaj ku përqendrohen preferencat e klientit dhe disa specifika mbi konsumatorët që ju preferojnë ndër vite.
Ajo që ne po përjetojmë është se tendencat e modës në veshje për meshkuj po ndryshojnë. Ne pamë që po zvogëlohet në mënyrë progresive numri i klientëve që hyjnë në dyqan duke kërkuar veshje formale, pasi preferojnë të vishen në një stil formal, por të lehtë.
Për të ndjekur këtë trend gjatë sezonit aktual, ne po prezantojmë në asortimentin tonë disa linja të reja si linja B-Jersey (që vijnë në jetë nga fijet elastike të cilësisë premium dhe tradita sartoriale: një seri copash në fanellë të rehatshme, që përshtaten në trup), linja B-Washable (e krijuar për të përmbushur nevojën në rritje për jetën e përditshme dhe praktike) dhe linjën B-Tech (pjesë shumë performuese të cilat interpretojnë traditën sartoriale dhe sigurojnë lirinë e lëvizjes).
Cilët konsumatorë shqiptarë preferojnë “Boggi”? Disa specifika.
Profili i konsumatorit shqiptar që blen “Boggi Milano” është një njeri profesionist midis 30-55 vjeç, që i kushton vëmendje pamjes dhe tregon elegancë në stilin e tij. “Boggi Milano” u kushton shumë vëmendje tendencave të reja dhe njerëzve që kërkojnë linja të gjithanshme, të rehatshme dhe elegante. Koleksioni i ri SS20, në veçanti, është i ekuilibruar midis traditës sartoriale dhe modës bashkëkohore, që përshtatet në mënyrë të përkryer me atë që kërkojnë klientët shqiptarë në dyqanin tonë.
Shqiptarët e duan luksin, por më e rëndësishmja mendoj se ata i duan markat e forta. Në një treg plot me mallra pa markë dhe dyqane pa një identitet të fortë, shqiptarët priren të zgjedhin marka të forta dhe veçanërisht marka italiane, me një traditë dhe një trashëgimi pas.
Planet tuaja për Shqipërinë për këtë vit dhe më tej?
Dyqani i parë shqiptar u hap në Tiranë në fund të tetorit 2019 dhe për momentin ne jemi vërtet të kënaqur me mirëseardhjen e marrë nga “Boggi Milano” në tregun shqiptar që me të vërtetë duket se vlerëson stilin, markën dhe cilësinë e produktit tonë. Hapjet e reja ndërkombëtare priten gjatë muajve në vijim në Francë, Holandë, Ukrainë, Mongoli, Rusi, Maltë dhe natyrisht Itali, vendlindja e markës, por ne nuk përjashtojmë absolutisht hapjet shtesë në Shqipëri për të ardhmen.