“Shqiptarët shpenzojnë shumë, për t’u dukur dhe për t’u ndier mirë”

05/03/2019 2:34 PM 0 komente

Flet Rozeta Fetaj, menaxhere ekzekutive për Shqipërinë e AVON

 

Si ka qenë ecuria e tregut të kozmetikës për ju ndër vite?

Duke parë tregun ndër vite, ky biznes rezulton gjithnjë e më shumë në rritje. Prej 13 vitesh aktivitet, këtë tendencë e kemi parë vit pas viti, edhe me evoluimin e shoqërisë shqiptare, zhvillimit të teknologjisë dhe medias sociale që kanë ndihmuar në rritjen e kërkesës së konsumatorit lidhur me botën e kozmetikës. Për këtë, jemi munduar që të zgjerojmë gamën e produkteve kozmetike.

Cilat kategori produktesh kanë shitje më të larta?

Në fillimet e saj, ne hasëm në Shqipëri një kulturë bazike të përkujdesit personal, identifikuar kryesisht te femrat dhe aspak ose shumë më pak te meshkujt. Vendi ynë karakterizohej si një treg me kërkesa kryesisht në makijazhin bazë dhe aromat, parfumet. Sot, vihet re një kërkesë në rritje jo vetëm nga mosha e re por edhe për zonjat e moshave 50+, për produktet të përkujdesit personal si për flokët, lëkurën e fytyrës dhe trupit apo ndjekja e regjimeve të plota për përkujdesin vetjak nga linjat që ne ofrojmë.

Këto linja jemi munduar t’i sjellim në një kombinim mes moshës dhe mundësive financiare dhe këto janë më të preferuara. Ndërkohë preferohen edhe produktet me përbërës natyralë. Një tjetër produkt që pati kërkesa të larta vitin që shkoi ishin maskat koreane të lëkurës. Sigurisht, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe aksesorët apo kategorinë Modë & Stil që marrin vëmendje të veçantë nga konsumatori.

Sa i përket gjinisë dhe moshës, si i kategorizoni më së shumti blerësit?

Blerësit tanë karakterizohen si nëna, vajza, bashkëshortë, baballarë, partnerë, miq apo mikesha, shtëpiake apo zonja në karrierë etj.

Ka ndonjë ndryshim në përzgjedhje me kalimin e viteve?

Padyshim, edukimi i tregut dhe zhvillimi teknologjik ka rritur kërkesën dhe njohuritë për kozmetikën. Nëse në fillimet e saj, kompania ka pasur kërkesa bazike kozmetike, sot tregu është më i edukuar drejt kujdesit personal dhe risive me teknologji të avancuar, pavarësisht moshës apo gjinisë. Në ditët e sotme, konsumatori priret drejt cilësisë dhe efektit që produkti ka tek ai ose ajo. Ai është i etur për të njohur produktin që përdor, përbërjen e tij dhe krijon besnikëri ndaj asaj që teston brenda një periudhe të caktuar kohe.

Sa vlerësoni ju që shpenzojnë shqiptarët për produkte të tilla?

Tregu kozmetik është zgjeruar shumë kohët e fundit, sepse edhe kërkesat ndaj tij janë gjithnjë e në rritje. E rëndësishme është që konsumatori të jetë i vetëdijshëm që përzgjedhja e një marke kozmetike ka besueshmëri në prodhimin e produkteve të saj, të përdorë produktin e duhur për nevojat specifike dhe të jetë gjithnjë në kërkim të informacionit mbi produktet që përdor.

Niveli i shpenzimit nga konsumatorët tanë varion në periudha të ndryshme, festat apo promocionet njihen si sezone me blerje të shumta. Por shpenzimet që bëjnë shqiptarët varen edhe nga kërkesat sezonale, lançime të reja apo produktet më të kërkuara, për të cilat konsumatori qëndron besnik i përdorimit. Ndaj shpenzimi ka në thelb dëshirën për t’u dukur dhe për t’u më mirë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of