Edal Grup vazhdon të zbatojë ide të reja për tregun shqiptar. Risia e fundit e ofruar prej tyre është shtëpia e pushimit e prenotuar për një muaj për 50 vjet, vetëm me 280 euro në vitTashmë ata që nuk kanë buxhetin e mjaftueshëm për të blerë një shtëpi pushimi në pikat turistike të bregdetit apo në zonat malore, mund të kenë një shtëpi të vetën për 1 muaj gjatë 50 viteve të ardhshme. Në vazhdën e ideve të reja që sjell vazhdimisht në tregun shqiptar “Edal Grup”, këtë rradhë flitet për pushime të parapaguara me një çmim më të ulët. Me një bashkëpunim të “Edal Turist” dhe “Edal Estate”, ka filluar ndërtimi i apartamenteve, të cilat do të ofrohen për publikun jo për shitje por me prenotim për 50 vjet rrjesht. Në të gjithë botën, ky është një lloj aktiviteti që zhvillohet prej kohësh, por në vendin tonë deri tani askujt nuk i kishte vajtur në mendje për ta zbatuar, ndoshta për shkak të mungesës së ideve të reja, mosvëmendjes ndaj tregut të huaj apo qoftë edhe të mentalitetit se ende nuk është koha për gjëra të tilla në Shqipëri. Drejtuesit e “Edal Grup” shprehen se tani është pikërisht koha për të zbatuar projekte të tilla, që sipas tyre nuk kanë asnjë lloj rreziku për klientët. Me çmimet vazhdimisht në rritje të apartamenteve dhe mundësisë së vogël të zgjedhjes, ata që kanë rroga normale nuk i përballojnë dot blerjet me 400-700 euro /metër katror, dhe detyrohen të shkojnë nëpër hotele apo shtëpi me qera. Me një llogari të thjeshtë një familjeje normale prej 3-4 vetash do ti duhen rreth 500 euro për të kaluar dy javë pushime, në një hotel normal apo në një shtëpi me qera. Në fakt, duke parë buxhetin e vogël të familjeve shqiptare “Edal Turist” dhe “Edal Estate” kundrejt një pagese prej 12 mijë deri në 16 mijë euro (të cilatmund të paguhen njëherësh ose me këste ), i ofrojnë njerëzve një shtëpi, të cilën ata ta kenë të vetën për 2 javë në verë dhe 2 javë në dimër, për 50 vjet rrjesht. Po të kihet parasysh se normalisht duhen 500 euro për dy javë pushime, ndërkohë që në apartamentete Edal Grup mjaftojnë vetëm 280 euro në vit, llogaria është e thjeshtë. Aq më tepër që apartamentet do të jenë të mobiluara, të pastruara, me dëme të mbuluara dhe të ruajtura nga “Edal Guard”. Pra nuk është e nevojshme të blihet një apartament me 30 mijë euro, të harxhohen edhe 10 mijë euro për ta mobiluar, të mirëmbahet ai, të paguhen faturat e ujit dhe të dritave dhe në fund fare ky apartament të përdoret vetëm dy javë ose maksimumi një muaj dhe pjesën tjetër të vitit të amortizohet duke ndenjur bosh, kujtdo i bie më mirë të paguajë 280 euro në vit dhe për vite tëra të ketë shëpinë e tij të pushimit, për dy javë në verë dhe dy javë në dimër dhe madje pa e vrarë mendjen as për fatura as për pastrim dhe as për të vendosur hekura nëpër dritare dhe dyer, pasi apartamentet mbrohen nga “Edal Guard”. E bukura e këtij projekti qëndron edhe në faktin që mund të ndërrohet vendi i pushimit çdo vit, sipas dëshirës, si fillim brenda Shqipërisë dhe më vonë edhe jashtë saj.Çfarë ofron kjo paketë?Ajo që ofron paketa mund të përmblidhet në një çmim të arsyeshëm strehimi për pushimet e të gjithë atyre që nuk kanë mundësi ekonomike që të blejnë një shtëpi pushimi në det apo në mal, i kombinuar me kushte shumë të mira dhe mobilim të këndshëm me të gjitha pajisjet e nevojshme për të kaluar pushime shumë të bukura dhe të rehatshme. E veçanta e këtyre pushimeve është se ekziston edhe mundësia për të ndryshuar vendin e pushimeve brenda gjeografisë që ofrohet. Duke pasur parasysh që çmimet ndryshojnë nga viti në vit (dhe tendenca është që ato të rriten çdo vit) të gjithë ata që do të lidhin kontratën për këto lloj shtëpish janë të ruajtur nga këto ndryshime. Ata do të paguajnë kuotën e caktuar dhe kjo kuotë është e pandryshueshme pavarësisht nga ndryshimet e çmimit apo nga ndryshimet e kursit të këmbimit. Çdo klient do të ketë kontratën e vet, të noterizuar dhe të realizuar në prani të avokatit dhe do të paguajë praktikisht pushimet që kryen.Kohë e kursyer dhe ska nevojë të paguhen faturaKushdo e di, se që të zgjedhësh dhe të vendosësh se ku do ti kalosh pushimet çdo vit është një lodhje dhe humbje kohe e konsiderueshme. Në këtë rast ky mundim dhe stresi së bashku me të, është i kursyer pasi për periudhën e caktuar shtëpia është gati, e mobiluar e pastruar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë faturë për tu paguar. Ndërkohë nuk ekziston asnjë lloj pagese për ujë dhe drita dhe për çdo dëm nuk është e nevojshme rendja tek hidrauliku apo marangozi, pasi të gjitha dëmet mbulohen nga Edal-i.Mundësi zgjedhjeje në det ose në malNdërtimi i apartamenteve dhe garsonierave do të realizohet në shumë pika turistike të vendit, por si fillim janë përzgjedhur Vlora, Saranda, zona e Dibrës, si edhe Golemi (Durrës). Përveç dy javëve të verës, të cilat do të jenë të caktuara, klientët që do tësigurojnë këto pushime, do të kenë mundësinë që të zgjedhin kohën që duan edhe për dy javë pushime në dimër. Pra 1 muaj në vit, për 50 vjet rrjesht, me një kontratë të siguruar edhe në zyra noteriale dhe avokatie, të gjithë ata që nuk kanë mundësinë të blejnë shtëpi pushime, për arsye të ndryshme mund të kenë shtëpi të tyren. “Edal Estate” dhe “Edal Turist” po përgatisin edhe paketat e çmimeve, me disa kritere të caktuara dhe në rast se familjarët nuk mund të paguajnë njëherësh ata mund të paguajnë edhe me këste, madje në një apartament 2+1 mund të rrinë edhe dy familje nëse kanë dëshirë, duke minimizuar shpenzimet. Më pas projektet janë edhe për në pika turistike jashtë Shqipërisë si në Itali apo në Spanjë dhe ata që kanë prenotuar mund të ndërrojnë vendin e pushimeve edhe jashtë vendit me të njëjtin çmim.Flet Reila Bozdo Menaxhere e ProjektitIu ofrojmë klientëve diçka të bukur dhe të leverdisshmeAktualisht ne jemi ende në fazën e përgatitjes së projektit dhe kopsitjes së tij nga pikëpamja ligjore. Shumë shpejt oferta do të jetë e gatshme për tu hedhur në treg dhe jemi të sigurtë, që do të kemi sukses. Kjo është një praktikë e huazuar nga vendet e zhvilluara, është një mënyrë shumë e mirë për të siguruar pushime të lumtura për një kohë të gjatë. Njerëzve u duhet shpesh shumë kohë për të gjetur një vend pushimi. Procesi nuk kërkon vetëm kohë, por ndonjëherë bëhet stresues si pasojë e kushteve të hotelit apo vendbanimit të përkohshëm të zgjedhur, ose çmimeve të cilat nuk janë asnjëherë të qëndrueshme, madje tentojnë të rriten nga viti në vit. Këta faktorë dhe të tjerë i çojnë individët të investojnë duke blerë një shtëpi pushimi, me një çmim të kripur. Një shtëpi, të cilën ata do ta përdorin ndoshta jo më shumë se një muaj në vit. Pjesa e mbetur e kohës, shoqërohet me humbje të cilat vijnë si pasojë e mosshfrytëzimit të investimit dhe bllokimit të kapitalit. Nëpërmjet këtij projekti ne ofrojmë mundësinë e të paturit një apartament për të pushuar për 50 vjet, me një çmim disa herë më të lirë se ai që njerëzit shpenzojnë zakonisht për këtë qëllim. Klientët tanë duhet të kuptojnë se blerja që ata kryejnë nuk është një ofertë fikse. Ata mund ta ndryshojnë vendin që kanë parapëlqyer në fillim të blerjes duke na kontaktuar. Kjo realizohet nëpërmjet pronave që ne disponojmë në vende të ndryshme të Shqipërisë, si në Vlorë, Sarandë, në zonën e Dibrës, në Golem (Durrës). Gjithashtu po punojmë për të lidhur kontrata me agjenci jashtë Shqipërisë, për të përfituar mundësinë e zgjerimit të gjeografisë së zbatimit të ofertës. Me fjalë të thjeshta kjo do të thotë se një klient, i cili ka blerë paketën tonë në Sarandë këtë vit, nuk është i destinuar ti kalojë të gjitha vitet e pushimeve të tij në këtë qytet. Ne ofrojmë mundësinë e ndryshimit të lokalitetit, me të njëjtat kushte, pa asnjë pagesë shtesë, nga viti në vit. Pra klientit i krijohet mundësia të shkëmbejë pushimet e tij në Sarandë me ato në Vlorë (apo diku tjetër) dhe në perspektivë ti shkëmbejë pushimet e tij në Shqipëri me ato në një vend jashtë saj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.