Shtëpia blu e Claude Monet, tashmë në Airbnb

18/10/2019 11:29 AM 0 komente

Ndërtesa e Giverny, e pikturuar shpeshherë nga piktori Claude Monet në disa prej veprave të tij më të famshme, tashmë është e disponueshme në Airbnb, për të gjithë të apasionuarit e artit dhe impresionizmit.

Veprat e piktorit Monet janë të ekspozuara në disa prej muzeve më të njohur të botës, duke filluar nga muzeu Orsay në Paris deri në atë të Ermitage në Shën Petersburg, si shembujt më të bukur dhe më të gjallë të impresionizmit francez. Dhe një gjë të tillë e dinë fare mirë adhuruesit më të zjarrtë të piktorit. Por tani, për cilindo që do të dëshironte ta përjetonte vetë një pjesë të jetës së këtij piktori, mund të rezervojë shtëpinë ku ai ka kaluar një pjesë të jetës së tij, Shtëpinë Blu të Giverny-së, në Normandi, e cila tani ështe publikuar së bashku me shumë shtëpi të tjera në faqen online të Airbnb-së.

Po, po, një gjë e tillë është e vërtetë, sado i madh të jetë befasimi juaj. Kopshtet gjigande të kësaj shtëpie të cilat mirëpritën Monet në tentativën e tij për t’u larguar nga Parisi frenetik, kanë qenë frymëzim i disa prej veprave të tij më të bukura.

Kjo shtëpi, struktura e së cilës është në ngjyrë blu, ashtu siç mund ta kuptojmë edhe nga emri i saj, është vënë në dispozicion të turistëve, udhëtarëve dhe audhuruesve të artit impresionist. Ajo përbehet nga tre dhoma gjumi, secila e pajisur me tualet, një sallon modest dhe mund të akomodojë deri në gjashtë persona. Sigurisht që ta gjesh të paprenotuar këtë shtëpi do të ishte fat i madh për ju, por nëse tentoni mund të qëlloni që të jeni një nga fatlumët, sepse numri i personave që interesohen për ta prenotuar atë është shumë i lartë.

Çmimi për një natë shkon rreth 300 euro dhe përfshin edhe mundësinë për të vizituar të gjithë territorin prej 1,500 metrash përreth shtëpisë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of