Shtimi i rasteve/ Britania pas Spanjës, karantinë edhe për udhëtarët që vijnë nga Franca dhe dy shtete të tjera

14/08/2020 12:55 PM 0 komente

Britania nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të imponojë një karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Franca për shkak të rritjes së nivelit të infeksioneve atje, tha ministri i transportit Grant Shapps.

Britania njoftoi të enjten se do të impononte një karantinë, duke filluar nga ora 5 e mengjesit të së shtunës për të gjitha hyrjet nga Franca, Hollanda dhe Malta sepse shkalla e infeksionit në këto vende është shumë e lartë, dhe do të sillte një goditje të re për industrinë e udhëtimeve.

Franca paralajmëroi që do të kundërpërgjigjej.

Ministri i transportit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se njerëzit i dinë rreziqet e udhëtimit në vitin 2020.

“Është një situatë dinamike dhe unë nuk mendoj se dikush … do të dëshironte që ne të bëjmë asgjë tjetër përveç mbrojtjes së shëndetit publik dhe sigurisë publike,” tha Shapps.

“Kjo do të thotë se aty ku ne shohim që vendet arrijnë një nivel të caktuar të rasteve… atëherë nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të veprojmë”.

Shapps vlerësoi se kishte rreth 160 mijë pushues britanikë në Francë që do të preken nga rregullat e reja të karantinës, por përjashtoi çdo ndihmë të veçantë, duke thënë se ata i dinin rreziqet përpara se të udhëtonin.

Britanikët bënë 10.3 milionë udhëtime në Francë vitin e kaluar, duke e bërë atë destinacionin e dytë më të popullarizuar pas Spanjës, dhe Britania priti 3.6 milionë vizitorë nga Franca, numri i dytë më i madh pas Shteteve të Bashkuara.

Franca tani i bashkohet Spanjës në listën e karantinave, duke iu ndaluar udhëtimet atje dhe duke shkaktuar dhimbje koke të për linjat ajrore dhe kompanitë e udhëtimit që prisnim një rikuperim gjatë gushtit./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of