Shtimi i rasteve, Gjermania dhe Franca raportojnë rritjen më të lartë ditore në më shumë se dy muaj

06/08/2020 11:41 AM 0 komente

Autoritetet shëndetësore në Gjermani raportuan në 24 orët e fundit 1045 raste të reja me Covid-19, hera e parë në tre muaj që rastet ditore tejkalojnë 1 mijë raste.

Qeveria gjermane ka shprehur shqetësim për një rritje të infeksioneve kohët e fundit në të gjithë vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullat pandemisë, nga distancimi social, higjiena personale dhe përdorimi i maskave.

Qeveria beson se udhëtarët që kthehen nga jashtë janë një tjetër burim i infeksioneve, dhe për të pasur nën kontroll vatrat e reja, ka filluar testimin falas për të gjithë personat që hyjnë në vend.

Shtimi i rasteve vjen në kohën kur Gjermania fillon procesin e rihapjes së shkollave pasi përfunduan pushimet e verës.

Nga sot, studentët në Hamburg do të kthehen në shkollë. Si shumica e vendeve të tjera në Gjermani, edhe Hamburgu e ka bërë të detyrueshëm përdorimin e maskës në ambientet e mbyllura në ndërtesat arsimore, por jo gjatë orës mësimore.

Hera e fundit që Gjermania pa më shumë se 1 mijë infeksione të reja brenda një dite të vetme ishte 9 maji.

Franca regjistron rritjen më të lartë ditore në më shumë se 2 muaj

Gjithashtu edhe Franca ka regjistruar rritjen më të lartë ditore të rasteve të reja në më shumë se dy muaj, sipas shifrave të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Shëndetësisë.

Të mërkurën Franca raportoi 1.695 raste të reja, rritja më e madhe që nga 30 maji, kur u regjistruan 1.828 raste.

Pavarësisht rasteve të reja, numri i pacientëve me koronavirus në spitale dhe në shërbimin e kujdesit intensiv është zvogëluar. Deri më tani, në Francë kanë humbur jetën si pasojë e virusit 30,305 persona./CNN

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of