Kryeministri italian Giuseppe Conte njoftoi një ditë më parë një shtrëngim të mëtejshëm të masave kufizuese në vend, pasi vendi regjistroi një rritje të lartë të raste ditore me koronavirus për të pestën ditë me radhë.
Restorantet do të lejohen të shërbejnë ushqim vetëm për gjashtë persona për tryezë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites. Pas kësaj ore do të lejohet vetëm shërbimi i tyrezës. Shërbimi i ushqimit në shtëpi është i lejuar vetëm në ato raste ku shërbimi i hotelerisë respekton protokolles e vendosura.
Palestrat dhe pishinat lejohen të qëndrojnë të hapura, por Conte paralajmëroi se do të mbyllen nëse nuk ndjekin protokollet e sigurisë deri javën e ardhshme.
Lojërat e fatit, sallat e bingove e basteve lejohen të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:00.
Sportet amatore (futbolli, basketbolli dhe sportet e tjera të kontaktit), si dhe aktivitetet sportive në shkolla dhe garat sportive nuk do të lejohen, përveçse trajnimet individuale.
“Këto masa synojnë të shmangin një bllokim tjetër. Vendi nuk mund të përballet me një izolim të dytë që do të dëmtonte strukturën ekonomike të vendit, “tha Conte.
Pas orës 21:00 kryetarët e bashkive do të lejohen të vendosin patrullat e policisë në sheshe dhe qendrat urbane për të mos lejuar grumbullimin e njerëzve.
Mbi 36 mijë persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa deri më tani janë regjistruar 414 mijë të prekur, duke e bërë Italinë vendin më të goditur nga virusi në Europë./CNN