Shtohen destinacionet nga Rinasi, fillojnë fluturimet drejt Romës, Brukselit e Budapestit

22/06/2020 4:33 PM 0 komente

Janë shtuar destinacionet drejt të cilëve kanë nisur fluturimet nga aeroporti i Rinasit, ku krahas Vjenës, Beogradit, Athinës, Milanos, Venecias, Firences, nesër mund të udhëtohet dhe drejt Romës, Brukselit dhe Budapestit e Pisës.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:⠀⠀

⠀⠀

✈Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim

✈Albawings – Tiranë – Pisa dhe kthim

✈Belavia – Tiranë – Minsk dhe kthim

✈Tui Fly – Tiranë – Bruksel dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim

 

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀⠀

Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Tirana International Airport tha në një intervistë për Monitor se nëse fluturimet rifillojnë nga mesi i qershorit, atëherë e kemi një mundësi për të arritur shifrën 1,5 deri në 2 milionë udhëtarë këtë vit, në varësi edhe se si do të shkojnë gjërat.

Ai pohon se fluturimet charter do të rikthehen në qershor, dhe me hapjen e BE-së pas pak, do të mirëpresim përsëri fluturimet e të gjitha shoqërive ajrore shqiptare dhe europiane të cilat i kemi pasur në këtë aeroport përpara pandemisë, ndonëse duhet parë si do të jetë frekuenca e tyre. 

Drejtori i Rinasit: Humbje të mëdha nga COVID-19, si po ndikohet tregu i fluturimeve

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of