Listës së aktiviteteve që janë të lejuara i janë shtuar dhe tre të tjera, sipas një vendimi të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Këto aktivitete janë:
-gomisteria
-tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuara
-shitje me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrës.
Në datën 20 mars, doli një Urdhër i Ministrit të Shendetësise dhe Mbrojtjes Sociale, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku përcaktoheshin aktivitetet që lejohen të ushtrojne veprimtari ekonomike dhe, aktivitetet qe nuk lejohen të ushtrojne veprimtari ekonomike. Në bazë të kësaj liste do të bëhet dhe kompensimi i pagës minimale për aktivitetin e bizneseve të vogla (deri në 14 mln lekë)
Në zbatim të këtij urdhri, duke filluar nga data 24 Mars 2020:
Nuk do të lejohet ushtrimi i aktiviteteve të njësive të shitjeve të përcaktuara në tabelën më poshtë të cilat janë shënuar me ngjyrë të kuqe dhe kanë statusin “Mbyllen”
Ndalohet ushtrimi i aktiviteteve në ambiente që ofrojnë shërbime, lokale nate, ambjente të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktivitete palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore dhe qendra argëtimi, të njësive të shitjeve në të gjitha Qendrat Tregtare si dhe çdo njesie tjeter qe kryhen shitje me pakice te artikujve: industrial, kulturor, veshjeve te llojeve te ndryshme, mallrave artistike, sportive dhe kozmetike.
Do te lejohen te vazhdojne ushtrimin e aktivitetit te gjithe tatimpaguesit qe kryejne aktivitet ne fushen e prodhimit bimor dhe shtazor, perpunimin e produkteve ushqimore, prodhimeve te drurit, prodhimit te tekstileve, prodhimit te produkteve kimike, produkteve farmaceutike, prodhimit te mineraleve, prodhimi i produkteve elektronike, prodhimi i produkteve elektrike,prodhimi i mobiljeve,prodhimi i energjise,prodhimi dhe furnizimi me uje, si dhe sherbimet e pastrimit, ndertimit te ndertesave, punimeve inxhinierike etj.., te percaktuara ne tabelen me poshte te cilat kane statusin “Lejohen”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.