Ndonëse shtetasit e Shqipërisë ende nuk mund të fluturojnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe shteteve të tjera, për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19, fluturimet në Rinas janë shtuar ndjeshëm.
Tirana International Airport bëri të ditur se ditën e premte janë parashikuar 28 fluturime, që është numri më i lartë që pas pandemisë. Pjesa më e madhe e destinacioneve i përkasin qyteteve italiane, ndërsa janë shtuar dhe fluturimet drejt Gjermanisë pas zgjerimit të Wizz Air. Fluturimet i kanë shtuar dhe Alba Wings dhe Blue Panorama.
Krahas fluturimeve të rregullta, për momentin ka dhe dy chartera me Bjellorusinë dhe Ukrainën, që janë me turistë që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.
TIA njofton se fluturimet për ditën e premte janë si më poshtë:
✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Pragë dhe kthim (destinacion i ri ✈️🤩)
✈️Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
✈️Edelweiss – Tiranë – Zyrih dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️Wizz Air Tiranë – Luton (Londër) dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
✈️Jonika Airline – Tiran – Kiev dhe kthim
✈️Ukraine International – Kiev – Tiranë dhe kthim (destinacion i ri ✈️🤩)
✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Austrian – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Rome dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
✈️Belavia – Tiranë – Minsk dhe kthim (çarter turistik)
✈️Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air, linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, hapi në 1 korrikbazën e re në Tiranë. Linja ajrore ka bazuar tashmë avionin e parë Airbus A320 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Së bashku me krijimin e bazës së re dhe plotësimin e dhjetë rrugëve të operuara tashmë, Wizz Air njoftoi 15 rrugë të reja në tetë vende nga Tirana, duke filluar nga korriku 2020 dhe duke sjellë totalin në 25 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Pë momentin lejohen të fluturojnë vetëm shtetasit e BE-së, shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi në një vend të BE-së dhe ata me viza.
Rreth 3.3 milionë pasagjerë fluturuan nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit në vitin 2019, duke shënuar një nivel rekord. Por, këtë vit, sipas pritshmërive të TIA-s, numri i tyre parashikohet të përgjysmohet. Për më shumë se dy muaj, fluturimet u pezulluan, përveç riatdhesimeve, si rrjedhojë e krizës së paprecedentë që shkaktoi pandemia e Covid-19.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.