Pas vendimit të Rezervave Federale në SHBA për të rritur interesin bazë të dollarit, janë rritur normat e LIBOR-it në dollarë. Në Shqipëri tashmë mund të marrësh një hua në dollarë me minimumi 7% interes nga 5.2% që e gjeje huanë në monedhën amerikane dy apo tre vjet më parë Dy apo tre vjet më parë, bizneseve u leverdiste të merrnin kredi në dollarë, ndonëse atyre u duheshin paratë në lekë. Në këtë mënyrë shfrytëzoheshin interesat më të ulëta të huasë në dollarë në krahasim me lekun, ndonëse përballeshin me rrezikun e kursit të këmbimit. Kështu, interesat e huasë në dollarë tre vjet më parë ishin 5-8% (për kreditë e mëdha), ndërsa në lekë mbi 15%. Ndërsa rreziku i kursit ka qenë pothuajse zero, sepse leku është vlerësuar ndjeshëm ndaj dollarit gjatë viteve të fundit. Por tani, kjo situatë nuk është aspak fitimprurëse për disa arsye:-Së pari interesat në dollarë po rriten vazhdimisht dhe kanë përsëri tendencë rritjeje. LIBOR-i një vjeçar i dollarit javën e kaluar (Pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur interesat në 2%) ka arritur në mbi 2.8%. Në këtë mënyrë, kredia në dollarë mund të merret minimumi me 7% interes në vit (LIBOR+4%), nga 5.2%, që ishte dy vjet më parë.-Së dyti, duke i konvertuar dollarët në lekë përfitohen më pak lekë se më parë. Tashmë dollari këmbehet nën 100 lekë, ndërsa tre vjet më parë, dollari këmbehej me 140 lekë.-Së treti, interesat e kredive në lekë janë ulur vazhdimisht vitet e fundit. Tashmë mund të marrësh kredi (në shuma të mëdha) në lekë edhe me 9 apo 10% interes në vit, dmthdiferenca midis interesave të huave të lekut dhe dollarit është ngushtuar ndjeshëm. Pra nuk ia vlen të përballesh me rrezikun e kursit të këmbimit për të përfituar nga interesat më të ulëta.Depozitat : Në USD tani fitohet deri në 3.6%Edhe bankat në Shqipëri kanë ndjekur vendimin e Rezervës Federale në SHBA, duke rritur interesat që ofrojnë për depozitat në dollarë. Në fakt, bankat i kanë rritur disa herë interesat e monedhës amerikane gjatë këtij viti. Ndërsa javën e kaluar edhe tre banka ofrojnë më tepër interes për depozituesit e dollarit. Në Bankën e Kursimeve, interesi për depozitat 2 vjeçare është rritur nga 2% në 2.25%, ndërsa depozitat dy vjeçare kanë normë 2.5% (interesi vjetor). Nga 1 dhjetori, Banka Popullore do të ofrojnë interes 3.2% për depozitat një vjeçare, nga 3% që ishte kjo normë më parë. Për depozitat dy vjeçare, interesi vjetor arrin në 3.6%. Edhe Banka Credins ka rritur interesat e dollarit, duke e çuar normën maksimale vjetore në 2.75% dhe atë dy vjeçare në 3%.Flet Ardian Shehu, analist i këmbimeve valutorePër ata që e përdorin dollarin, kredia vazhdon të mbetet e lirëPër të gjithë ata që vazhdojnë të punojnë me dollarin, pra kryejnë tregti në këtë valutë, kredia në usd vazhdon të jetë e lirë, po të merret për bazë kursi i këmbimit usd/euro në tregjet ndërkombëtare dhe usd/lek. Ky raport vazhdon të favorizojë importet për artikujt, të cilat kuotohen në usd. Pavarësisht se norma e interesit për usd në tregjet ndërkombëtare është në pozicione të reja, duke e krahasuar atë me kursin e këmbimit, rritja e normave të interesit për dollarin nuk paraqet vështirësi në një periudhë afatshkurtër për bizneset, të cilat janë të orientuar drejt artikujve që në bursat ndërkombëtare kuotohen në usd. Duke iu referuar edhe deklaratave të fundit të George Snow Zv/Sekretari i Rezervës Federale, i cili theksoi fleksibilitetin në raportet e këmbimit të usd me monedhat e tjera, ky raport do të ndikojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ngushtuar defiçitin e llogarisë rrjedhëse. Duke u nisur nga ky fakt edhe nga kuotat e artikujve që kuotohen në usd, të cilat në 2 muajt e fundit janë rritur, parashikohet që investimet në usd dhe kreditë në usd të bëhen gjithnjë e më tërheqëse për bizneset, të cilat e ushtrojnë aktivitetin me artikuj të kuotuar në usd. Përsa i përket Shqipërisë, rritja e normës së interesit për depozitat në usd që reflektohet edhe në rritjen e normave të interesit për kreditë në usd, nuk paraqet asnjë lloj vështirësie për bizneset që punojnë me dollarin, pasi çdo rritje e normave të interesave të usd përballet me uljen e kursit të këmbimit të usd me lekun. Po ti referohemi shifrave të fundit (fundit të tetorit e deri tani) usd është zhvlerësuar me rreth 3 lekë dhe nëse vazhdohet kështu, në fund të vitit usd do të zhvlerësohet në 95 lekë/usd.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.