Deri në 30 qershor, bizneset e vogla që nuk janë fiskalizuar ende nuk do të gjobiten. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka marrë vendin për shtyrjen e afatit të penaliteteve, që përfundonte në 31 dhjetor të këtij viti. Nisma është ndërmarrë teksa deri në fund të këtij viti vetëm gjysma e 120 mijë bizneseve që e kanë detyrimin, janë fiskalizuar.
Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj e dha lajmin në faqen e saj në facebook.
“Deri në datë 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, për disa kategori tatimpaguesish:
✅tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm;
✅tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike;
📱📲Qëllimi ynë është dhënia e kohës së mjaftueshme për bizneset që të ngrenë, të përshtasin dhe të familjarizohen me lehtësi e sa më mirë me procesin e ri të fiskalizimit
🧾Qasja jonë do të vijojë të jetë edukuese dhe këshilluese, me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit, zbatimin e plotë dhe raportimin në kohë reale”.
Fiskalizimi, Financat: Po shqyrtohet shtyrja e periudhës pa penalitete vetëm për subjektet e vogla
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.