Fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14 shtator. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj. Të mërkurën, Qeveria e Kosovës kishte niratuar planin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar në tri faza, nisur nga 1 shtatori.
Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator.
Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka deklaruar se shtyrja e fillimit të vitit shkollor është bërë për arsye që të përgatiten më shumë dhe që të ruhet shëndeti i nxënësve, personelit arsimor dhe qytetarëve të vendit.
“Bëjmë thirrje që të mobilizohen qytetarët dhe juve mediat që t’i informoni për masat dhe respektimin e këtyre masave dhe për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor”.
“Nuk jemi duke e shtyrë fillimin e vitit shkollor për shkak se kemi komente apo diskutime me njëri-tjetrin por qëllimi është që të përgatitemi sa më mirë që të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve apo nxënësve, personelit arsimor dhe qytetarëve të Kosovës”.
Likaj ka theksuar se deri në fillim të vitit shkollor do të punohet edhe për disa masa të tjera.
“Krijimin e një procesi dhe mekanizmi për certifikimin e shkollave si shkolla të gatshme për zhvillim të mësimit në kushte të pandemisë. Në lëvizje do të jenë të gjithë akterët përfshirë inspektoratin sanitar, inspektoratin e arsimit dhe akterët tjerë që do të certifikojnë shkollat se a i përmbushin kushtet higjienike dhe masat e rekomanduara apo jo”.
“Do të bëhet testimi në një mostër të caktuar të mësimdhënësve dhe të menaxhmentit të institucioneve arsimore”.
“Si dhe nënshkrimi i deklaratave përkatëse nga prindërit dhe task forcës së shkollës se do t’i përmbahen udhëzimeve dhe protokoleve të cilat janë në mënyrë strikte dhe jemi dakorduar”.
“Dhe t’i finalizojmë sa më mirë përgatitjet e kushteve sanitare fizike dhe njerëzore për të gjitha institucionet arsimore ne Kosovë”.
“Bëjmë thirrje që të mobilizohen qytetarët dhe juve mediat që t’i informoni për masat dhe respektimin e këtyre masave dhe për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor”.
“Nuk jemi duke e shtyrë fillimin e vitit shkollor për shkak se kemi komente apo diskutime me njëri-tjetrin por qëllimi është që të përgatitemi sa më mirë që të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve apo nxënësve, personelit arsimor dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Likaj gjatë konferencës për media.
Kurse, në një komunikatë për media, SBASHK-u kërkoi nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës që t’i pajisin shkollat me dezinfektues dhe të caktojnë persona përgjegjës, por jo mësimdhënës, për matjen e temperaturës së nxënësve.
Gjithashtu u kërkua që shkollat të kenë personel mjekësor kujdestar, së paku ato që kanë më shumë se 500 nxënës, dhe të krijohen mundësi për kryerjen e testit për COVID-19 të personelit arsimor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.