Komisioni I Ekonomisë nuk ka mundur të zhvillojë dot mbledhjen e radhës. Shkak për këtë gjë është bërë mungesa e deputetëve të opozitës në të.
Deputeti I Partisë Socialiste, Erion Braçe, njëherësh edhe kryetar I Komisionit të Ekonomisë, pas vendimit për shtyrjen e mbledhjes është shprehur se mungesa e opozitës e ka futur komisionin në ngërç. “Mbledhja u shty pasi nuk u plotësua kuorumi”- është shprehur Braçe
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.