Këshilli i Marrdhënieve të Përgjithshme vendosi që negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë të shtyhen për në qershor 2019. Përballë 25 vendeve që janë “pro” hapjes së negociatave qëndrojnë të palëvizura nga mendimi i tyre Danimarka, Franca dhe Holanda që kërkojnë shtyrje e tyre. Komisionieri Europian për Zgjerimin Johannes Hahn përmes një mesazhi në “Twitter” deklaroi shtyjen e negociatave dhe se Komsioni Europian vlerëson ecurinë e dy vendeve. “Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet sikurse është vendimtar për besueshmërinë e vet Bashkimit Europian” vlerëson Hahn.
Pas takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg edhe ministri grek Nikos Kotzias ka bërë një deklaratë të gjatë për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Në njërën anë shumica prej 25 vendesh duan të pranojnë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në verën e vitit 2019 por nga ana tjetër Danimarka, Franca dhe Hollanda duan që ti shtyjnë.Unë shpjegova shumë qartë sesi situate gjeopolitike dhe gjeostrategjike në rajon ka nevojë për asistencë dhe jo për shtyrje për të dyja këto vende. Shpjegova se situata e brendshme në këto vende tregon nevojë për stabilitet dhe siguri dhe sigurisht jo probleme të reja” tha Kotzias.
Pas zhvilimeve të sotme ka reaguar edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati duke zgjedhur edhe ai rrjetin social “Twitter”.
“Një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë! Sigurisht edhe për të ardhmen në BE gjithashtu. Falenderime për të gjithë vendet anëtare të BE-së dhe Komisionit Europian për mbështetjen” shkruan ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.