Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, aktualisht janë 30 institucione që kryejnë kërkim shkencor. Gjithashtu ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e kërkimit jashtë IAL-ve të ministrisë së linjës edhe rreth 20 institute, qendra e shërbime kombëtare me karakter kërkimor.
Roli i Akademisë së Shkencave, e cila ka qenë institucioni kryesor në fushën e kërkimeve nga 1972-2006, ndryshoi prej reformës së vitit 2006. Ajo nuk është më aktualisht në varësi të Institutit të Shkencave Natyrore e Albanalogjik, të cilët kryenin kërkimin shkencor në nivel kombëtar.
Deri në vitin 2006, struktura e institucioneve kërkimore përbëhej nga institucionet kërkimore në varësi të Akademisë së Shkencave, universitetet publike dhe institutet në varësi të Ministrive të Linjës.
Reforma institucionale e ndërmarrë në vitin 2006 përfshiu edhe sistemin e institucioneve kërkimore – shkencore në varësi të ministrive të linjës. Pothuajse 30 institute kërkimore u shkrinë, u mbyllën dhe u ristrukturuan përmes bashkimit ose transferimit.
Në vitin 2009, me një vendim të posaçëm u ngrit Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, misioni i së cilës ishte përqendrimi i menaxhimit të financimeve për shkencën në nivel kombëtare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.