Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Bullgari, pjesa më e madhe e kompanive bullgare, rreth 86 për qind e tyre, nuk kanë eksperiencë në rekrutimin e punonjësve nga shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.
Pjesa më e madhe e punonjësve janë kryesisht nga shtete të tilla si Maqedonia e Veriut, Moldavia , Rusia dhe Afganiastani. Emigrantëve nga vendet e treta i ofrohen zakonisht punë të tilla si ato në ndërtim dhe transport.
Punëdhënisit bullgarë theksojnë faktin se procedurat për punësimin e punojnësve nga shtetet e huaja duhet të lehtësohen sa më parë të jetë e mundur. Ata thanë gjithashtu se duhet të shtohen edhe fushatat informuese në kompani të ndryshme bullgare mbi rekturimin e punonjësve të huaj./ BNR