Si Covid-19 shkaktoi rotacion në ekonominë botërore

19/02/2021 2:00 PM 0 komente

Nga Ermand Mertenika, Inxhinier Bio-Fizikant

Covid-19 edhe pas një viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë problematik, fatmirësisht deri diku kemi një rënie të violencës dhe rritje masive të rrezes së infektimit dhe kuptohet numri i të shëruarve vazhdon të rritet.

Për te evituar pershkallëzimin e Covid-19, zgjidhje e vetme momentale ishte Karantinimi. Karantimi dhe kufizimi i lëvizjes shkaktoi dëm ekonomik masiv pra një Recesion të përgjithshëm ekonomik.

Ky element viral krijuar artificialisht sipas mendimit tim krijoi një rotacion ekonomik pra e përkufizura ndryshe “dy anët e medaljes”.

Disa aktivitete pësuan pikjatën ekonomike dhe kuptohet të tjerë lulëzuan ekstremisht.

Përpara pandemisë, prodhimet e Ventilatorëve të Reanimaciont (Respiratorët), pajisjeve të Oksigjenit (Gjeneratorët), oksimetrat dixhitale (Monitoruesit e vlerës së oksigjenit ne gjak, maskat e ndryshme anti-virale FFP1, FFP2, FFP3, Dis-infektantët, syzet hermetike laboratorike dhe anti-virale, kostumet hermetike antivirale, dorezat mono-përdorimshe, maskat e oksigjenit ishin shumë të ulta për vetë faktin së kërkesa ndaj tyre ishte nuk ishte e madhe dhe përdorimi tyre ishte shumë i ulët.

Në periudhen e pandemisë të gjithë këto produkte të mbetura stok prej shumë kohesh i plotësonin në nivel minimal kërkesat ndaj klentit pasi sistemet spitalore në rang botëror, klinikat, poliknikat dhe qëndrat shëndetësore filluan të rrisnin kërkesat maksimale për produket e mësipërme të cilet u kthyen tashmë në produktet më të kërkuara të periudhës COVID për të përballuar virusin e rrezikshme të përhapur në në të gjithë boten dhe për të mbajtur njerezit në jetë.

Filloi prodhimi masivisht i maskave, pajisjeve të oksigjenit dorezave dhe cmimet e tyre u disa-fishuan.

Për të mbajtur në jetë pacientët në fazën e fundit jane Ventilatorët e Reanimacionit Respiratoret ose Mushkëritë Artificiale dhe kërkesa ndaj tyre filloi të shumë-fishohej dhe sigurisht në aspektin ekonomik kur kërkesa rritet eksponencialisht shumë atëhere dhe cmimi do rritet eksponencialisht shumë për të arritur cmimin e ekujlibrit dhe balancen (Kërkesë-Ofertë).

Kuptohet Respiratorët ose mushkëritë artificiale ishin pajisjet e vetme të cilët do fillonin të përballonin pandemine Covid-19 dhe të mbanin ne jetë pacientët.

Pikërisht kjo është arsyeja përse Ventilatoret e Reanmiaciot ose Respiratorët kanë një cmim shumë të lartë dhe përdoren vetem në Qendrat Spitalore (Spitalet Covid) dhe në reanimacion për dhe trajtime të tjera të komplikacioneve të ndryshme.

Prodhimi i gjeneratorëve të oksigjenit ishte një tjetër pikë e rëndësishme për të mbajtur nivelin e oksigjenit në vlerat normale 94-100% dhe sigurisht ky aktivitet lulëzoi shumë gjithashtu.

Aktiviteti ose biznesi online ishte një tjetër sektor që pati një “rigjallërim” pasi ishte i vetmi aktivitet i rëndësisishem gjatë periudhes së Karantinimit për të përballuar kërkesat e klientëve.

Cmimet e sherbimit të ketyre aktiviteteve online patën ngjitje per vetë faktin se ishte e vetmja zgjidhje ndaj Karantinës.

Krahas Aktivitetit Farmaceutik, Pajisjeve mjekesore dhe Aktivitetit Online, një rëndësi të madhe pati dhe sektori I IT-së (Teknologjia e Informaciont).

Duke patur parasysh që unë krahas Inxhinierit Biomjekësor jam dhe Specialist IT prej shume vitesh, Sektori i IT-se pati rëndësinë e vet pasi kompanitëe ndryshme të vogla të mesme apo korporata nderkombetare mbahen gjallë nga shërbimet mbështetëse të Teknologjise së Informacionit.

Pra Covid-19 ishte dhe vazhdon të jetë përvecse nje element viral I rrezikshëm i kthyer në pandemi globale, gjthashtu dhe nje “PROJEKT IDE” e krijuesve të mirë llogaritur për të ringjallur dhe lulëzuar anën tjetër të paralizuar të medaljes ekonomike.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of