Nga 1 Korriku 2021 nis zbatimin faza e dytë e fiskalizimit mes tatimpaguesve për transaksionit pa para në dorë. Administrata tatimore në fund të muajit prill nis fushatën informuese për 51 mijë subjekte që do të përfshihen rishtaz në proces. Ndryshimi rrënjësor pritet të ndodhë nga 1 Shtatori kur faturat elektronike do të lëshohen edhe nga bizneset e vogla që kryejnë transaksione me parë në dorë. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj. Delina Ibrahimaj në një intervistë për Monitor Brief Insight kërkoi që edhe bizneset e vogla të nisin të përdorin portalin pa pagesë Self-Care në versionin test, për t’u familjarizuar me procesin. Znj. Ibrahimaj tha se deri tani janë lëshuar mbi 560 mijë fatura elektronike. Numri i tatimpaguesve të përfshirë në procesin e fiskalizimit nga data 1 Janar deri tani është 3004.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.