Si mund ta mbroni veten kundër koronavirusit?

01/03/2020 10:00 AM 0 komente

Rastet e koronavirusit janë përhapur në më shumë se 50 vende, ku kohët e fundit ka pasur më shumë raste të reja të raportuara në shtete të tjera sesa në Kinë. Shumë vende po përgatiten për një epidemi, ndërsa në disa të tjera ka krijuar bllokime.

Koronavirusi COVID-19 sipas mjekëve mendohet se përhapet nëpërmjet spërklave të frymëmarrjes dhe sekrecioneve njerëzore, të ngjashme me simptomat e gripit. Të gjendur në këtë situatë, njerëzit shpesh ngrejnë pyetjen sesi mund ta mbrojnë veten kundër prekjes nga virusi. Më poshtë keni një përmbledhje të disa këshillave kryesore të ekspertëve të shëndetësisë:

Lani duart siç duhet

Ekspertët thonë para së gjithash se duhet t’i lani duart siç duhet. Njerëzit shpesh prekin fytyrat e tyre dhe mund të transferojnë mikrobet në hundën, gojën ose sytë, duke shkaktuar sëmundje. Ministria Franceze e Shëndetësisë rekomandon larjen e duarve për 30 sekonda, “duke fërkuar thonjtë, majën e gishtave, pëllëmbën dhe pjesën e jashtme të duarve, gjurmëve dhe kyçeve” në mënyrë që të parandaloni viruset.

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon larjen e duarve “pas kollitjes ose teshtitjes, kur kujdeseni për të sëmurët, para, gjatë dhe pasi të përgatisni ushqimin, para ngrënies, pas përdorimit të tualetit, kur duart janë dukshëm të ndotura dhe pasi merreni me kafshët ose mbeturinat e tyre”. Nëse nuk mund të lani duart me sapun, mund të përdorni një dezinfektues me bazë alkoolin.

Minimizoni përhapjen e mikrobeve d.m.th. mos u kollitni te njerëzit e tjerë

“Nuk ka asnjë vaksinë aktualisht në dispozicion, kështu që ne duhet të përdorim ato që ne i quajmë ‘masa jo-farmaceutike”, në thelb higjienë të mirë dhe “distancim shoqëror”, ka këshilluar Dr Stephen Morse, profesor i epidemiologjisë. Organizata Botërore e Shëndetit sugjeron që të ruani një distancë prej të paktën një metër midis vetes dhe dikujt që mund të jetë i sëmurë për të parandaluar spërklat që përmbajnë viruse nga kollitjet ose teshtitjet që mund t’iu prekin. Në punë, njerëzit duhet të mbajnë vendet e punës të pastra dhe të praktikojnë larjen e shpeshtë të duarve. “Nëse jeni i sëmurë, qëndroni në shtëpi”, thotë Dr Tania Elliott në NYU.

Raportimi i hershëm i simptomave

Është shumë e rëndësishme që autoritetet e shëndetit të zbulojnë herët rastet e prekura. Kështu nëse keni qënë në kontakt me dikë me virus ose një që është nga rajonet e prekura, duhet t’i raportoni simptomat tuaja te një ekspert shëndetësor.

“Telefononi parapraktikish specialistin e kujdesit shëndetësor, ku pasi ti tregoni simptomat ai do t’iu drejtojë në institucionin e duhur shëndetësor. Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 dhe viruseve të tjera,” thotë OBSH.

A keni nevojë të filloni të përdorni një maskë për fytyrën?

“Maska për fytyrën duhet të përdoret nga njerëz që kanë simptoma të COVID-19 për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek të tjerët”, shprehet ekspertët shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë së Francës Olivier Véran tha se vendi po merrte miliona maska ​​nga stoku kombëtar kryesisht për profesionistët e shëndetit. Ai tha se njerëzit pa simptoma nuk kanë nevojë të mbajnë maska.

Maska për të mbrojtur njerëzit nga kontraktimi i sëmundjes në të vërtetë duhet të jenë maska ​​biologjike, të cilat shpesh janë të kushtueshme, por maskat e ​ tjera ndërsa marrim frymë bëhen të lagura, dhe nëse dikush do të kollitet me të, kjo mund ti bëjë gjërat më keq, thotë OBSH. Nga ana tjetër nëse një individ është i infektuar, një maskë në fytyrë do të ndihmojë në parandalimin e transmetimit tek të tjerët.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of