Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes.
Për të marrë një leje për të bërë pazaret e nevojshme për familjen, çdo person mund të futet në platformën e-albania, ku është krijuar një dritare e veçantë me emrin “Leje për dalje”.(kliko)
Kryeminsitri Rama deklaroi se pensionistëve do tiu refuzohet kërkesa për dalje, ndërsa personat që shkojnë në punë duhet të pajisen me lejen për të shkuar në punë.
“Pensionistëve nuk do të jepet leje. Ata nuk mund të aplikojnë në këtë sistem. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Për ata që nuk i kanë fëmijët afër, do të kujdesemi ne për ilaçe dhe pazare. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë, pasi do të penalizohen. Vetëm një anëtar familjeje që do të dalë në Pazar. Ai që shkon në punë do të vazhdojë me lejen e zakonshme”.
Fundjava sërish do të jetë në izolim të plotë.
“Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur!”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
dua leje per pazar ora 10 .00 12 .00 te
premten dhe te henen e te perkure
Dua leje per te ber pazaret jam kryefamiljare ora 9:00 deri ne 10:00 me dat.1
dua leje
Dua leje per te dale jam kryefamiljare
Du leje te shkoj deri ne rrogozhin ke burgu sepse kam njeriun tim ta marr njeriun tim sepse sot ka afatin e fundit
Se km femijet edhe vjerrren pensioniste