Strategjia kombëtare e pagesave me vlerë të vogël parashikon mes të tjerash kryerjen e një studimi fizibiliteti për krijimin e një platforme kombëtare procesimi të kartave për të gjithë emetuesit. Studimet kanë treguar se ngritja e një platforme të tillë do të sillte ulje domethënëse të kostove, me të paktën 30% për transaksionet kombëtare me kartë. Aktualisht, në Shqipëri ekziston një operator skeme kombëtare të pagesave me kartë, kompania PayLink. Drejtorja e përgjithshme, Eneida Thomaj, shpjegon për Monitor Brief Insight përfitimet që do të kishte sistemi shqiptar i pagesave nga ngritja e një skeme të tillë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.
Nganjëherë nuk ju duket vetja sikur flisni vetëm për veten tuaj, dhe as që ju shkon në mendje, si mundet mesazhi të jetë i kuptueshëm dhe i qartë për audiencën.
E dëgjova me vëmëndje dy herë intervistën dhe nuk e dallova dot ku konsiston konkretisht Ulja e Kostos së Pagesave me Kartë!?
Si ulet kjo kosto, pse është ende e paperceptueshme për qytetarin.
Pa harruar këtu të themi, që vetë biznesi nuk ka interes të marri pagesa me Kartë, pasi që deri në 2% të vlerë së blerjes e merr Komision Banka.