Kur bëhet fjalë për rikuperimin nga burnout, kemi dëgjuar shumë këshilla: Vendosni kufij në punë. Përmirësoni kujdesin për veten. Delegoni.
Këto këshilla mund t’ju ndihmojnë patjetër. Por çfarë ndodh kur jeni shumë të lodhur dhe nuk mund t’i zbatoni ato këshilla?
Përgjigjen mund ta gjeni pikërisht jashtë derës së shtëpisë. Ritmi i natyrës na lidh me ritmet dhe qëndrueshmërinë brenda vetes – jetike për rikuperimin nga burnout.
Faktori kryesor për ata që përjetojnë burnout, ishte se njerëzit nuk po kalonin aq shumë kohë në natyrë sa do të dëshironin. Kjo ishte më e përhapur, sesa ngarkesa e frikshme e punës ose mungesa e një sistemi mbështetje.
Edhe shikimi i natyrës përmes një dritareje, ose dëgjimi i tingujve të natyrës, mund të vijë në ndihmë. Thënë kjo, sa më shumë të angazhoheni me mjedisin tuaj natyror, aq më shumë mund të përfitoni. Lidhja me natyrën mund t’ju ndihmojë:
Rregullon sistemin tuaj nervor
Një studim zbuloi se qëndrimi në natyrës pakëson efektet negative të stresit, duke reduktuar humorin e keq dhe duke rritur emocionet pozitive. Gjithashtu, zbuloi se koha në natyrë mund të përmirësojë aftësinë e njerëzve për t’u fokusuar.
Forcon sistemin tuaj imunitar
Fitoncidet (vajrat esencialë të drurit, të cilat janë komponime antimikrobike që rrjedhin nga pemët), jonet negative (molekula që gjenden me bollëk në shumë mjedise natyrore, si malet dhe ujëvarat), dhe mikrobet pyjore, janë provuar të kenë efekte pozitive në sistemin imunitar.
Më pak sëmundje do të thotë më pak stres në përgjithësi, duke ju bërë më pak të ndjeshëm ndaj burnout.
5 hapa të thjeshtë
Nëse kjo nuk do të mjaftonte, lidhja me natyrën është argëtuese. Nëse jeni shumë i lodhur, shumë i zënë me afatet dhe përgjegjësitë, shumë të lodhur nga koha para ekranit, provoni një ose të gjitha këto hapa të thjeshtë për të rigjetur veten dhe për të filluar rikuperimin nga burnout:
• Dëgjoni tingujt e natyrës – kënga e zogjve, tingujt e shiut, përplasjet e valëve – dhe kaloni pesë minuta me sytë mbyllur, duke u transportuar mendërisht në destinacionin që keni zgjedhur.
• Pini kafenë jashtë. Përpara se të fillojë dita juaj, merrni frymë me ajër të pastër. Pijeni kafenë e mëngjesit jashtë, ose hapni perdet dhe merrni frymë thellë.
• Freskojeni hapësirën tuaj të punës me një buqetë me lule ose bimë.
• Zgjidhni një vend të natyrës. Ndoshta ka një pemë nga dritarja ose një shteg të pyllëzuar afër shtëpisë suaj. Bëjeni zakon ta vizitoni këtë vend disa herë në muaj dhe vini re se si ndryshon me kalimin e kohës.
• Bëni një shëtitje. Nëse koha lejon, fikeni telefonin dhe bëni një shëtitje më të gjatë në pyll ose park.
Lidhja me natyrën mund të bëhet nga kushdo dhe përfitimet janë të rëndësishme. Nëse nuk dini nga të filloni, niseni aty ku jeni tani duke marrë disa herë frymë thellë dhe duke u përshtatur me tingujt përreth jush. / Fast Company