Shtrimi i të sëmurëve në spitalet publike për shkak të pandemisë u ul 30% në 2020-n krahasuar me një vit më parë, sipas shifrave të Ministrisë të Shëndetësisë. Mjeku Ilir Allkja i ftuar në Monitor Brief Insight tha se mosndjekja e trajtimeve dhe konsultave përkeqësoi gjendjen shëndetësore për të sëmurët kronikë, por rriti edhe rastet e humbjes të jetës. Z. Allkja ish mjek pranë urgjencës të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) paralajmëron shtim të rasteve me trombozë edhe pas infektimit me Covid-19 për disa kategori të sëmurësh.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.