Si përhapet virusi në shtëpi, në një lokal apo në shkollë

06/11/2020 4:49 PM 0 komente

E përditshmja spanjolle El Pais ka analizuar tre skenarët e përhapjes së virusit në mjedise të mbyllura, përkatësisht në shtëpi, lokale dhe shkollë.

Simulimi, shumë efektiv, përdor infografikë, ilustrime dhe animacione dhe mbështetet në përpunimet e një grupi shkencëtarësh, të udhëhequr nga José Luis Jiménez, profesor i kimisë dhe dinamikës së grimcave të ajrit në Universitetin e Kolorados.

Në rastin e parë analizohet se çfarë ndodh në një ambient ngrënieje me gjashtë persona, ku njëri prej tyre është i infektuar. Pas katër orësh pa maskë, të gjithë do të infektoheshin. Nëse do të përdoreshin maskat, rreziku do të zvogëlohej në katër persona të infektuar. Sipas studimit të publikuar në El Pais, siç e dimë, vetëm maskat, në një mjedis të mbyllur, nuk e ndalin infektimin. Rreziku i infektimit do të zvogëlohej nën një person kur i gjithë grupi përdor maskat dhe reduktohet në gjysmën e të infektuarve nëse gjatë takimit dritaret qëndrojnë hapur.

Sipas simulimit, numri i të infektuarve është edhe më i lartë në mjedise komerciale si bare dhe restorante. Por situata rëndohet nëse në bare dhe restorante numri i njerëzve është i madh – shpjegon El Pais.

Grafiku tregon një shembull të një bari që ka reduktuar kapacitetin e tij në gjysmë, me 15 klientë – një prej tyre i infektuar – dhe 3 punonjës.

Dyert janë të mbyllura dhe nuk ka ventilim. Pas katër orësh pa asnjë masë parandaluese, sipas këtij simulimi, infektohen të gjithë të tjerët, 14 klientët.

Pas katër orësh, por në këtë rast, të gjithë mbajnë maska, mbeten të infektuar 8 persona.

Duke përdorur sistemet e ajrimit dhe duke kufizuar kohën e qëndrimit, mundësia për t’u infektuar reduktohet në vetëm një person.

Në fund, simulimi në një klasë me 24 studentë dhe një mësuese e infektuar nga virusi.

Me maska, por pa ajrim, numri i të infektuarve reduktohet në 5 studentë nga 24

Ilustrimi tregon një klasë me 24 nxënës. Në të kuqe, shfaqet vetëm mësuesja, pozitive ndaj virusit.

Pas dy orësh në klasë dhe me dritaret e mbyllura dhe pa maska, 12 studentë nga 24 infektohen.

 

Megjithatë mungojnë të dhënat shkencore për të përshkuar në mënyrë të saktë karakteristikat e COVID-19.

 

Burimi: Il Sole 24 Ore

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of