Intervistë me Elidjana Çelaj, Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Postës Shqiptare
Revolucioni teknologjik ka ndikuar në zhvillimet e tregjeve globale dhe lokale duke ndikuar nëvizionet dhe strategjitë e korporatave të mëdha, në një treg gjithmonë e mëtë larmishëm dhe sfidues ndaj së ardhmes.
Nga ana tjetër, pandemia shtoi edhe më shumë presioninnë përshpejtimin e proceseve novatore, duke e bërë sfidën edhe më të madhe. Efekteti ka ndier edhe kompania më e madhe shqiptaree shërbimeve postare dhe financiare.
Posta Shqiptare mbetet sot operatori më i madh dhe i vjetër në treg, me afro100 shërbime postare, financiare dhe bankare në vend, jashtë sektorit bankar, me përvojë 109-vjeçare në treg, 533 zyra postare dhe 2500 punonjës në të gjithë vendin.
Në një intervistë për revistën “Monitor”, zëvendësdrejtorja e përgjithshme, përgjegjësepër shërbimet postare dhe financiare, Elidjana Çelaj, shprehet për sfidat më të fundit dhe vizionin e Postës Shqiptare për të ruajtur kryesimin dhe peshën në treg,nëpërmjet adaptimit të teknologjisë së lartë dhe dixhitalizimit të shërbimeve. Kjo është bërë realitetnëpërmjet hedhjes në treg të aplikacionit për kryerjen e pagesave elektronikee-Posta, platformës tregtare e-Commerce dhe së fundi, edhe përmes teknologjisë së Postës Hibride.
Cilat janë shërbimet kryesore financiare që ofron Posta Shqiptare? Cilat nga këto shërbime janë më të përdorurat nga publiku, në numër transaksionesh dhe në volum total veprimesh?
Posta Shqiptare sh.a. është institucion financiar jo bankë, që ushtron aktivitetin në 533 zyra postare, i vetmi rrjet me këtë shtrirje kapilare në çdo skaj të vendit, duke ofruar një portofolme afro 100 shërbime dhe produkte postare, bankare e financiare për individët, bizneset dhe institucionet. Shërbimet financiare përfshijnë disa kategori shërbimesh të grupuara në “Arkëtime”,“Pagesa”, “Shërbime Bankare” apo “Shitje Produkte”, funksionimi i të cilave bazohet në legjislacion në fuqi, si dhe në kontratat që Posta Shqiptare ka lidhur me institucionet përkatëse.
Ne ofrojmë pagesat e shërbimeve utilitare, tarifat shkollore, të kopshteve, çerdheve, të Kadastrës, Tatimet, Doganat, gjobat e policisë rrugore, taksat vendore, legalizimet e dokumenteve, sigurimet, rimbursimet e librit shkollor, blerjen e kuponëve për dokumentet e identitetit, rimbushjet telefonike,etj.
Pra thënë ndryshe, mbulojmë në mënyrë universale të gjithë tregun postar dhe financiar nga shërbimi më i thjeshtëe deri tek ai më i avancuar përklientin apo biznesin, duke përfshirë çdo etapë që nga lindja e një biznesi apo individi, deri nëciklin përmbyllës, pra që nga pagesa e tarifës së regjistrimit në çerdhee deri tek ofrimi i pensionit në shtëpi.Dimensioni dhe pesha e Postës Shqiptare vlerësohet edhe nëpërmjet treguesve të shifrave. Mjafton të përmendim faktin se pranë zyrave tona kryhen mbi 19 milionë transaksione financiare dhe bankare, si dhe shpërndahen rreth 24 milionë objekte postare në vit.
Cila ka qenë tendenca e shërbimeve të arkëtimeve dhe pagesave në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë? Sa është ndikuar aktiviteti i pagesave nga pandemia?
Duhet të themi se ndikimi më i madh i pandemisë u shtri në shërbimin postar, në Shqipëri, ashtu si në të gjithë globin. Megjithatë, ndërmarrja e masave nga organet qeveritare, në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe kufizimet e aktiviteteve ekonomike, financiare në shumë institucione publike dhe kompani private, e ndikoi aktivitetin e Postës Shqiptare, në rënien e numrit të transaksioneve dhe volumeve të tyre.
Disa nga shërbimet të cilat u ndikuan gjatë vitit 2020 ishin arkëtimi i faturave të OSHEE-së, arkëtimet doganore, arkëtimet e faturave të kopshteve e çerdheve, arkëtimet e faturave të tarifave shkollore, arkëtimet nga legalizimet e dokumenteve në Ministrinë e Jashtme, arkëtimet nga dëshmitë e penalitetit, për arsyet e njohura të izolimit të vendit dhe reduktimit të aktivitetit të institucioneve përkatëse.
Pavarësisht masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së infeksionit, Posta Shqiptare, në oraret e lejuara vijoi aktivitetin në shërbim të qytetarëve, duke iu shërbyer klientëve, bizneseve apo institucioneve në çdo sportel të saj. Duhet të theksoj se ne angazhuam të gjitha kapacitetet tona për t’iu gjendur pranë shtresave më të rrezikuara të popullsisë, moshave të treta.
Posta Shqiptare arriti të realizojë me sukses pagesën e pensioneve (rreth 1.5 milionë pensione në adresë) si dhe të ndihmës ekonomike për disa muaj me radhë, shërbim që u krye pa komision nga ana jonë.Megjithë kufizimet në oraret e qarkullimit të qytetarëve, disa shërbime financiare si arkëtimet e faturave të detyrimeve tatimore, faturat e ujit, taksat e bashkive, arkëtimet e faturave Albtelecom, arkëtimet e faturave të Kadastrës, patën një tendencë në rritje të numrit të transaksioneve për 2020, krahasuar me një vit mëparë,duke ruajtur trendin pozitiv të të ardhurave edhe për këtë vit kalendarik.
Si e vlerësoni konkurrencën në tregun e pagesave dhe cilat janë avantazhet konkurruese të Postës Shqiptare kundrejt operatorëve të tjerë, si bankat apo institucionet financiare jo banka?
Posta Shqiptare zotëron një pjesë të konsiderueshme të tregut shqiptar të shërbimeve financiare. Konkurrenca e operatorëve të tjerë financiarë në tregun shqiptar të pagesave dhe arkëtimeve ka qenë faktor për të përmirësuar performancën tonë të shërbimit. Ndër avantazhet kryesore konkurruese te Posta Shqiptare mund të përmend shtrirjen territoriale të zyrave postare në të gjithë vendin; oraret e operimit të zyrave janë të zgjatura, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës; komisionet e shërbimeve janë konkurruese në treg.
Gjithashtu, funksioni i sportelit One Stop Shop është një nga avantazhet më konkurruese, në përgjigje të pritshmërive të çdo klienti, pasi në një sportel mund të kryhen një numër shumë i madh i shërbimeve të arkëtimeve dhe të pagesave.
Ndërkohë që në vitin 2020, Posta Shqiptare shënon një moment historik në drejtim të avancimit strategjik të saj, duke u pajisur nga Banka e Shqipërisë me licencën e parasë elektronike, gjë që i hap asaj rrugën drejt zgjerimit të ofertës për klientin nëpërmjet një pakete edhe më të gjerë shërbimesh bankare siç është krijimi i portofolit eWallet për çdo klient tonin.
Për sa i përket dixhitalizimit të shërbimeve, Posta Shqiptare ka investuar dhe po investon në modernizimin dhe përmirësimin e sistemeve për shërbimet që kryhen në sportelet e saj.
Një numër i konsiderueshëm i shërbimeve financiare funksionojnë në kohë reale. Procesi ka ndikuar në forcimin e besimit të klientëve tanë, si dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara.
Dixhitalizimi në vetvete është pjesë e vizionit drejtues të Postës Shqiptare për t’ju përgjigjur me tempin e duhur zhvillimeve globale e teknologjike që shtojnë për rrjedhojë edhe kërkesat e tregut. Ndaj investimet tona në këtë drejtim bëhen të pashmangshme, duke mos u mjaftuar me atë çfarë kemi, por të mbetemi avangardë me tregjet dhe konkurrentët ndërkombëtar.
Këtu do të përmendja investimet tona në platformën Gateway, e cila u lejon palëve të treta (të cilat janë kryesisht institucione financiare dhe banka) të lidhen në mënyrë të sigurt me sistemin e Postës Shqiptare. Së fundmi, Posta Shqiptare ka hedhur në treg aplikacionin e pagesave online “ePosta” për t’u ardhur në ndihmë klientëve dhe biznesit për të kryer pagesa në kohë reale nëpërmjet kartës së kreditit apo llogarisë së tij eWallet, që nga sot mund të hapet në çdo zyrë postare në vend.
Aplikacioni “eposta” nuk ka komisione për mirëmbajtje, mund të shkarkohet falas nga çdo PlayStore, është i përshtatshëm për përdoruesit e të gjitha pajisjeve iOS dhe Android, është shumë i thjeshtë në përdorim dheështë i lexueshëm nga të gjitha grupmoshat.
Për momentin, shërbimet financiare të cilat mund të kryhen nga ky aplikacion janë faturat e OSHEE, UKT, Tatime, Dogana, Gjoba e policisë, për të vazhduar më tej me të gjitha shërbimet financiare dhe bankare që zyrat tona ofrojnë fizikisht sot.
Risia e kohëve të fundit i ofron qytetarit mundësi të krijojë pranë sporteleve të Postës Shqiptare një llogari me parapagesë e-Wallet, që secili mund ta rimbushë sipas dëshirës, të kontrollojë gjendjen e llogarisë dhe kryerjen e pagesave nëpërmjet aplikacionit online, duke shmangur kostot shtesë të komisionit për përdorimin e kartës së kreditit, të kursejë radhë dhe kohë, si dhe për të shmangur probabilitetin e infektimit në këto kohë pandemie.
Nga ana tjetër, Posta Shqiptare ofron një platforme e-commerce, e cila iu mundëson bizneseve shqiptare të tregtojnë mallrat e tyre. Kjo platformëështë operative prej tre muajsh dhe jemi në fazën e marketimit dhe negocimit së marrëveshjes me operatorë të mëdhenj, që operojnë në tregjet globale me qëllim ofrimin për ta edhe të një magazine të madhe doganore si facilitet për kohën dhe kostot e shpërndarje së produkteve të tyre në tregun vendas dhe rajonal.
Aty ofrojmë shërbim 360 gradë, që nga ofrimi i një dyqani virtual e deri tek shpërndarja e porosive për klientët fundorë. Dhe së fundi, Posta Hibride është edhe shërbimi ynë më i fundit që kursen kohë dhe kosto për biznesin, përmes mundësimit të atyre bizneseve që lëshojnë faturë, printimin, përdorimin dhe shpërndarjen e saj.
Cilat janë pritshmëritë dhe objektivat e Postës Shqiptare në segmentin e shërbimeve financiare për vitin 2021?
Fokusi ynëështë lidhja e kontratave të reja për shitjet online, ku përveç shërbimit postar, përfshihet edhe arkëtimi i pagesës. Prioritete mbeten gjithashtu investimet e reja në dixhitalizimin e shërbimeve, lidhja e kontratave të reja të shërbimeve financiare me partnerë të rëndësishëm, ofrimi i shërbimeve në përmbushje të kërkesave të klientëve, pa harruar asnjëherë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në sportelet e zyrave postare.
Një projekt tjetër i rëndësishëm është BusinessHub, një platformë ku bizneset të integrohen,mund të regjistrohen dhe të pranojnë pagesa dixhitale për mallrat dhe shërbimet që ofrojnë, nëpërmjet shërbimit tonë e-Wallet. Nga ana tjetër, mundësimi i infrastrukturës për shërbimin e grumbullimit dhe shpërndarjes së produkteve dhe mallrave duke synuar kompani gjigante globale të e-Commerce si Amazon apo Alibaba, jo vetëm për tregun tonë por dhe atë të rajonit, do të ishte një hap i rëndësishëm për të ardhurate institucionit tonë.
Në vijim të marrjes së licencës së parasë elektronike, Posta po synon që në vitet e ardhshme të mund të përfshijë edhe shërbimi ATM duke pasur parasysh edhe prezencën tonë përmes 533 zyrave postare në rang republike, në disa zona ku vetë institucionet bankare nuk janë të pranishme.
Së fundi, ne besojmë se përgjegjësia sociale e korporatës, është jo vetëm një detyrim ndaj komunitetit, mjedisit dhe grupeve në nevojë të shoqërisë, por dhe një instrument efikas për uljen e shpenzimeve dhe kostove ekonomike për kompaninë nesër. Shembull është armata e flotës postare, që përmes bashkëpunimeve tona ndërkombëtare kemi mundur të shtojmë mjete ekologjike për mjedisin dhe komunitetin, por dhe ekonomike për Postën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.